Qeveria i ndan 3.5 milionë euro Trepçës, Kurti premton rikthimin e terminalit doganor

Mitrovicë | 20 Maj 2020 | 14:45 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka ndarë 3.5 milionë euro Ndërmarrjes Trepça, si mënyrë e subvencioneve, për pagesat e punëtorëve dhe kryerjen e obligimeve të tjera, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri në detyrë Albin Kurti, gjatë vizitës në këtë ndërmarrje. Ai më tej ka shtuar se pas subvencionit, Trepçës do t’i shtohet edhe terminali doganor.

“Qëllimi i këtij takimi ishte që t’i njoftojmë se Qeveria e Kosovës tashmë ka ndarë një subvencion prej 3.5 milionë euro për Trepçën në mënyrë që t’i paguajnë obligimet por edhe pagat e punëtorëve të saj. Në anën tjetër po i bëjmë përgatitjet që terminali doganor që ka qenë këtu në Trepçë në vitin 2002 të kthehet dhe asisoj të sigurojë të hyrat për Trepçën”, ka thënë Kurti

“Ne bashkëndjejmë me kryeshefin me udhëheqësit dhe me punëtorët e saj meqenëse në bursën ndërkombëtare kanë rënë çmimet e metalit për shkak të pandemisë COVID-19”, tha ia raporton EO.

“Sido që të jetë prodhimi në Trepçë ka një rritje të lehtë dhe ne dëshirojmë që më të ardhmen të shtohet prodhimi dhe të shtohet produktiviteti”, tha Kurti.

Të ngjashme