Qeveria jashtëligjshëm planifikon punësimin e banorëve të Hadës dhe të Shipitullës në KEK

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 08:12 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj po synon që në mënyrë të jashtëligjshme të përmbushë premtimin për punësimin e 100 banorëve të Hadës dhe Shipitullës në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Edhe pse Ligji i punës kërkon që të gjithë kandidatët të jenë të barabartë dhe të padiskriminuar, Qeveria në mbledhjen e 12 shkurtit të këtij viti ka marrë vendim për caktimin e Komisionit dhe hapjen e procedurave të punësimit për banorët e shpronësuar të Hadës dhe Shipitullës për vendet e punës në mihjet sipërfaqësore, dhe prodhimit të energjisë elektrike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky komision do të ketë në përbërje përfaqësues nga Zyra e kryeministrit, Komuna e Obiliqit, KEK-u, si dhe përfaqësues të banorëve të fshatrave Hade dhe Shipitullë.

Në bazë të këtij vendimi të Qeverisë, Komisioni ka për obligim që të fillojë procedurat për verifikimin dhe propozimin e vendeve të punës në mihjet sipërfaqësore dhe prodhimit të energjisë elektrike sipas elaboratit të KEK-ut dorëzuar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme