Qeveria jep në shfrytëzim Qendrën e Panaireve në Bërnicë

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 15:02 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të jap në shfrytëzim Qendrën e Panaireve në Bërnicë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se kjo po bëhet me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës.

“Në kuadër të pronave që janë në pronësi të MTI janë edhe 3 objekte, MTI është e interesuar edhe për objekte tjera që mundësojnë zhvillimin ekomomik dhe krijimin e vendeve të punës”, tha Shala.

“Objektet në Bernicë janë ndërtuar më herët dhe nuk janë në shfrytëzim”, tha ai.

Shala tha se objektet duhet të shfrytëzohen për të mirën e zhvillimit ekonomik, ndërsa edhe objektet tjera tashmë MTI i ka dhënë në shfrytëzim.

Të ngjashme