Qeveria merr vendim për ndërtimin e dy kyçjeve në autostradën “Arbën Xhaferi”

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 15:12 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar vendimi për ndërtimin e dy kyçjeve të reja në autostradën “Arbën Xhaferi”, raporton Ekonomia Online.

Bëhet fjalë për kyçje në Ferizaj dhe Viti.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i ka rekomanduar Qeverisë që të marr vendim për shtimin e dy kyçjeve të reja në autostradë dhe ndërtimin e mbikalimit në Han të Elezit, raporton Ekonomia Online.

 “Pas përfundimit të projektit të autostradës që zyrtarisht do ndodh nesër u trajtua kërkesa e anës së Ferizaj dhe Vitisë për shtimin e kyçjeve dhe ndërtimi i mbikalimit në Hani të Elezit, kërkesa nga Ferizaj, Vitia dhe një grup deputetësh. Kërkohet që të ketë kyçje në Gërlicë, qyteti i Ferizaj në zonën industriale dhe mbikalimi. Rekomandohet qeveria të marr vendimin për shtimin e dy kyçjeve të reja dhe mbikalimi”, tha Lekaj.

Të ngjashme