Qeveria miraton krijimin e numrit unik identifikues për bizneset

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 14:38 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar krijimin e numrit unik identifikues për bizneset, raporton Ekonomia Online.

Kjo u bë në mbledhjen e rregullt të ekzekutivit, ku u shqyrtua projekt-udhëzimi administrativ për caktimin e kërkesave, kushteve dhe procedurave për krijimin e numrit unik identifikues.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se miratimi i këtij udhëzimi ndërlidhet me programet e reformave ekonomike.

“Miratimi këtij udhëzimi administrativ ndërlidhet me programet e reformave ekonomike, udhëzimi u hartuar në përputhje me rregulloren e qeverisë së Kosovës duke pas parasysh rëndësinë e këtij udhëzimi për të bërit biznes kërkoj të aprovohet nga ju”, tha Shala, raporton Ekonomia Onlione.

Drejtpërdrejt

?DREJTPËRDREJT – Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, March 19, 2019

Të ngjashme