Qeveria nis procedurat për themelimin e Fondit Sovran të Kosovës

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 11:12 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës, ka themeluar e Komisionit Ekzekutiv me qëllim të propozimit dhe hartimit të parimeve themelore, si parakusht për Themelimin e Fondit Sovran të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti tha se Komisioni do të vendos parimet bazë dhe ndërmarrjen e hapave konkret.

Sipas tij Fondi ka për qëllim për rindërtimin e një ekonomin të qëndrueshme dhe me qëllim të shërbimit si krah financiar investues.

“Në përputhje me zotimin tonë me themelimin e Fondit Sovran sot po e marrim një hap të rëndësishëm drejt realizimit të atij premtimi. Me synim për sigurim të kapitalit dhe rritjes së konkurencshmërisë, me qëllim për rindërtimin e një ekonomin të qëndrueshme dhe me qëllim të shërbimit si krah financiar investues, përmes këtij vendimi Qeveria e Kosovës themelon Komisionin ekzekutiv që do të vendos bazën”.

“Komisioni do të vendos parimet bazë dhe ndërmarrjen e hapave konkret. Anëtarët e përhershëm janë: Kryeministri kryesues, zëvendëskryeministri zëvendëskryesues, ministri i Ekonomisë anëtar, ministrja e Nërmarrëissë anëtar, ministri i Financave anëtarë, ministri i Infrastrukturës anëtar”.

Të ngjashme