Qeveria plotëson 3 nga 14 kërkesat e AKB-së

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka njoftuar se Qeveria e Kosovës, ka plotësuar 3 nga 14 kërkesat e tyre.

AKB-ja ka falënderuar Qeverinë për këtë duke shprehur besimin se edhe kërkesat tjera të tyre do të plotësohen.

Postimi i tyre i plotë:

Qeveria e Kosovës plotëson 3 kërkesat nga 14 të AKB-së dhe bizneseve vendore

AKB e vlerson lart gadishmerin e qeveris së Kosovës  për plotsimin e tri kerkesave të biznesit dhe të qytetarve të të kosoves pa dallim.

Për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që:

1.   Të zhbllokojë llogaritë bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK deri më 30.04.2021.

2.   Të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.

Ky është hap konkret dhe e pasuron inicjativen tonë por edhe tregon solidaritet qeveria ndaj tatim paguesve duke i lën hapsirë për aktivitet ekonomik dhe mundesi e re për të realizu borgjet ndaj shtetit.

Shpresoj se qeveria e Kosovës do vazhdoj të plotësoj edhe kerkesat tjera të AKB-së dhe bizneseve të Kosovës ne të mire të tejkalimit të krizave ekonomike që ka kapluar vendin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme