Qeveria s’i përgjigjet Postës për mbështetje financiare

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 08:11 | Nga

Qeveria nuk e ka përfillur kërkesën e Postës së Kosovës për mbulimin financiar të Shërbimit Postar Universal.

Dy javë më parë, Bordi i drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje përmes një letre publike, i kishte bërë thirrje aksionarit të saj, Qeverisë së Kosovës, që t’i rimbursojë humbjet nga ky shërbim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në të kundërtën, nga gjendja e rënduar financiare, Bordi kishte njoftuar se që nga 1 prilli nuk do të jetë në gjendje t’i ndajë pagat për punëtorët.

Posta e Kosovës është e obliguar me ligj të ofrojë Shërbimin Universal Postar pa marr parasysh koston apo humbjet eventuale. Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës është e obliguar me ligj që të mbulojë humbjet e këtij shërbimi. Për këtë ekziston edhe një marrëveshje mes Postës dhe Ministrisë për Zhvillim Ekonomik.

Përkundrejt paralajmërimit të bordit, Qeveria nuk i është përgjigjur thirrjes së kësaj ndërmarrjeje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme