Qeveria synon marrëveshje me Bullgarinë për bashkëpunim në fushën e ekonomisë

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 12:44 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kabineti qeveritar ka miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes se Bashkëpunimit Ekonomik në Qeverinë e Republikës së Bullgarisë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se përmes kësaj marrëveshje intensifikohet bashkëpunimi mes dy vendeve.

 “Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të zgjeroj zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik. Ne jemi të bindur se kjo do të ndikoj në rritjen e bashkëpunimit reciprok. Kjo marrëveshje do të vendos kornizat afatgjate në shumë fusha. Ne besojmë që kjo marrëveshje do ta intensifikoj bashkëpunimin e mirë në të gjitha aspektet ekonomike”, tha Shala.

Lexo më shumë:

Të ngjashme