Qeveria tërheq emrat për bord të AKK-së, Komisioni për Ekonomi kërkon emra kredibil dhe korrekt

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 11:45 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, nuk ka arritur ta shqyrtojë propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e bordit të Komisionit Kosovar të Konkurrencës (AKK), pasi ekzekutivi ka tërhequr emrat për Bordin e AKK-së, raporton Ekonomia Online.

E ky vendim nga opozita u tha se është i paligjshëm, derisa kërkuar që emrat në këtë Bord të jenë kredibil dhe korrekt.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, tha se vendimi i Qeverisë është i paligjshëm.

“Vendimi i Qeverisë ka qenë jo i mbështetur në bazën ligjore. Vendimi qeveritar është i paligjshëm”, tha Shala.

Ndërsa deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se kërkesa e Qeverisë për tërheqjen e emrave të autoritetit të konkurrencës, është si pasojë e ndryshimit të draftligjit.  

“Qeveria përmes sekretarit bënë plotësim ndryshimin për propozimin e saj në mënyrë qe të jetë në gjendje ta adresojë mirëfilli. Ta ruajmë korrektësinë. Po besoj që në këtë aspekt nuk e kemi hapësirën me bë debat të thellë”.

Ferat Shala tha se për saktësi ka kërkuar që mos të futet në rend dite. Ai tha se drafti e definon se ka të bëjë me shkelje ligjore.

“Unë e kamë pasur edhe memon qe e ka shpjegu paligjshmërinë. Unë nuk kam pas mundësi me u’a thënë këtë qe po ua them sot. Drafti e definon që është çështje e shkeljes ligjore. Edhe sot kemi kërkesën zyrtare qe Qeveria kërkon të tërhiqet”, tha ajo.

Valentina Bunjaku tha se ka votu që të futet në rend të ditës por përgjegjësi është e Qeverisë të fut emra kredibil dhe korrekt.

Pal Lekaj i AAK-së tha se nëse “Qeveria nuk ka pas informacione të bollshme pse me votu dhe me sjellë në këtë Komision. Është mirë që Qeveria të mos na i sjellë dokumente që nuk analizohen mirë dhe qe shkelen ligjet”.

Pikë tjetër që u diskutua ishte edhe gjendja e rëndë në ndërmarrjen “Ferronikeli”, ku me këtë rast, kryetari i Komisionit, Ferat Shala tha se kanë marrë një shkresë nga kjo ndërmarrje.  

“Konsideroj që ne si komision e kemi obligim ta presim në një seancë dëgjimore drejtorin e “Feronikelit” para se të falimentojë”.

Edhe Valentina Bunjaku u pajtua që vetëm të gjendet koha dhe t’i thërrasin në një seancë dëgjimore.

Mimoza Kusari Lila tha se “Feronikeli” është furnizuar me energji elektrike por nuk e ka paguar borxhin për afro 5 milionë euro.

Por me këtë nuk u pajtua kryetari i Komisionit, Ferat Shala.

“Afro 70 milionë euro KESKO ja ka borxh KEDS-it. Privat është edhe “Feronikeli”, privat është edhe KESKO, nuk mund të bëjmë krahasime në rrethana të tilla”

Në fund Mimoza Kusari Lila tha se pajtohet që të ketë një seancë dëgjimore ndaj Feronikulit dhe tha se pret të caktohet dita e pritjes ndaj tyre.

Pal Lekaj tha se janë të thirrur t’i pranojnë dhe dëgjojnë shqetësimet e tyre.

“Ne e dimë që jemi në një situatë emergjente dhe Qeveria duhet të veprojë. Në një situatë të tillë Qeveria duhet të ketë patjetër një pako për subvencionim. Është e vërtetë që nuk jemi organ ekzekutiv por jemi të thirrur për t’i dëgjuar hallet e cilësdo kompani dhe jam plotësisht që t’i dëgjojmë”, tha Lekaj.

Në fund u vendos që në mbledhjen e parë të prillit t’i thërrasin për dëgjim përfaqësuesit e ndërmarrjes “Ferronikeli”.

Të ngjashme