Qeveria thotë se ka prioritet ngritjen e prodhimit vendës

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 16:52 | Nga

Qeveria në këtë mandat qeverisës prioritet ka zhvillimin ekonomik me bazë të lartë në ngritjen e prodhimit vendës, ku bëjnë pjesë edhe prodhimet të cilët vijnë nga pjesë të veçanta të Kosovës të cilët përmbajnë në vetë tregues gjeografi apo emërtime të origjinës siç mund të jetë edhe Djathi i Sharrit.

Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, në tryezën e organizuar me temë: “Treguesit Gjeografik – Djathi i Sharrit”.

Sipas një komunikate nga MTI, Thaçi më tej shtoi se mbrojta e produkteve nëpërmjet emërtimeve të origjinës dhe treguesve gjeografikë është praktikë e njohur në Bashkimin Evropian dhe më gjerë dhe është dëshmuar se e ndihmon zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e traditave të prodhimit të produkteve të veçanta.

“Zv.ministri Thaçi ritheksoi se Kosova falë bashkëpunimit dhe kontributit të ambasadës franceze në Kosovë, ministrisë së Bujqësisë të shtetit francez dhe ekspertëve, posedon një infrastrukturë të mirëfilltë juridike dhe të teknologjisë dhe mekanizmat mbrojtës për Treguesit Gjeografikë, ndaj nga ky takim kërkoi një qasje pozitive operative dhe të dalim me Plan Operativ konkret me grupe punuese operative për ta finalizuar projektin e nisur madhështor si:

  • Projektin e TGJ për “Djathin e Sharrit” dhe
  • Të fillohet me aktivitetin e grupit punues me palët e interesit – prodhuesit e Verave të Kosovës, si dhe
  • Identifikimin e tregueseve tjerë gjeografik që Kosova si Shtet është e pasuruar nga produktet vendore me origjinë”, thuhet në komunikatë.

Joseph Giustiniani, atashe për bashkëpunim në ambasadën e Francës në Kosovë, falënderoi zv/ministrin Thaçi për organizmin kësaj tryeze ku shprehu gatishmërinë për t’i mbështetur prodhuesit vendor, me theks të veçantë treguesit gjeografikë siç është djathi i Sharrit.

“Ai tha se kemi identifikuar mënyrat për t’i mbështetur shoqatat e prodhuesve si në definimin e produkteve se si të prodhohet djathi dhe përkufizimin e treditorit dhe çfarë lloj djathi duhet të mbrohet.

Në fund të këtij takimi u formua grupi punues i kryesuar nga MTI, konkretisht nga Agjencia për Pronësi Industrial dhe anëtarë dhe te ministrive relevante si dhe shoqatat të prodhuesve të Djathit te Sharrit. Si targat i grupit mbeti që deri në prill të finalizohen çështje tekniko- operacionale për aplikim te aplikusit për treguesit gjeografikë”, theksohet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme