Qeverisë i kërkohet ndryshimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, bizneset presin programe të veçanta

Prishtinë | 17 Tet 2020 | 07:57 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) e sheh si të vonuar votimin në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka thënë se periudha deri sa të votohet në lexim të dytë ka mundësi që të plotësohet më kërkesat që janë dërguar me rekomandime në Qeveri.

“Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje që të kalojë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe të miratohet në lexim të parë dhe mes leximit të parë dhe të dytë ka mundësi të plotësohet dhe ne veçse i kemi dërguar rekomandimet e para në Qeveri për disa ndryshime të mundshme që kryesisht lidhen me masat që mund ta rrisin kërkesën agregate, por të njëjtën kohë edhe ta lehtësojnë gjendjen e bizneseve, siç janë ato që janë ekspozuar financiar në raport me bankat që i kanë shumat e larta të pagesës së interesit”.

“Disa kategori të bizneseve të përkrahen me programe të veçanta të cilat e tejkalojnë këtë çfarë është paraparë në Projektligjin që është votuar në Kuvend”.

Rukini në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se dëmi tashmë është bërë, teksa thotë se bizneset kanë pësuar rënie drastike e që sipas tij, kjo do të ndikojë në investime më të vogla, në qarkullim më të vogël dhe në mundësinë që të krijohen vende pune.

“Tashmë veçse është bërë dëmi. Vonesat e kanë krijuar dëmin për shkak se bizneset dhe qytetarët kanë nevojë ta ndijë që institucionet shtetërore janë në nivel të detyrës dhe kanë veprime proaktive në përkrahjen e bizneseve”.

“Gjatë kësaj pandemie me gjithë këto problemet politike që kanë qenë, kanë krijuar dëmin sepse vet kjo mungesa e koincidencës do t’i publikojmë indeksin dhe do të shihet që është një konfidencë e ultë te bizneset dhe me një rënie drastike, gjë që përkthehet pastaj në investime më të vogla, në qarkullim më të vogël dhe në mundësinë që të krijohen vende pune”, tha Rukiqi.

“Jemi munduar të bëjmë analiza dhe të japim mendimet tona. Ajo çfarë e kam thënë në cilësinë e përfaqësuesit të biznesit vazhdimisht ka qenë nevoja që paraja të qarkulloj shpejtë në ekonomi dhe të futet në treg dhe pastaj normalisht që krijon efektet e veta”.

“Në bazë të dhënave zyrtare që i kemi marrë nga ATK-ja shohim që në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ne kemi rënie të qarkullimit 1 miliard euro dhe çfarë do paraje që futet do ta sanojë një pjesë të dëmeve por që është krijuar dëmi”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme