Qeverisë së re i kërkohet ta ketë prioritet zhvillimin ekonomik

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 11:59 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka mbajtur takim me agjencitë shtetërore, Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe biznese vendëse, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi ka thënë se Qeveria e ardhshme duhet ta ketë prioritet zhvillimin ekonomik.

“Ne besojmë se Qeveria duhet ta ketë prioritet zhvillimi ekonomik. Përkundër që kanë thënë kjo nuk ka ndodhur. Duhet të krijohen bende të reja pune ku aty mund të ndihen më mirë të punësuarit, por edhe familjet e tyre”, tha Rukiqi.

Ai tha se takimet e tilla me bizneset dhe këto institucione do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Drejtori i Doganës, Bahri Berisha tha se institucioni që ai e udhëheq çdo herë do të jetë në shërbim të bizneseve.

“Ne si Agjenci jemi në shërbim të bizneseve. Përkundër sfidave që kemi pasur më herët kemi arritur ta mbyllim vitin me 1.4 miliard euro. Ne besoj se Dogana është institucion i rëndësishëm dhe e dimë se pritjet e bizneseve janë të mëdha. Nëse partneriteti që e kemi më bizneset, rritet atëherë e kalojmë shifrën e vitit të kaluar, ku deklarimet vullnetare të bizneseve shkuan 97 për qind”.

“Kemi arritur që të kemi lehtësira për disa biznese, por që shtetet nuk e bëjnë për Kosovën siç kemi bërë ne kur kemi liruar importin për disa sektorë. Objektiv kryesor i yni është që mbi 50 për qind të hyrat e buxhetit të jenë pikërisht nga Dogana”, tha Berisha.

 Valdet Gjinovci kryeshef i Agjencisë sa Ushqimit dhe Veterinarisë, tha se prioritet i tyre është kontrolli.

“AUV ka mbështetur çdo herë bizneset ku çdo herë problemet që k kanë pasur komuniteti i biznesit i ka adresuar te ne. Ne kemi punuar në shërbim që të krijojmë lehtësira duke përfshirë hapje të zyrave rajonale. Roli jonë është kontrolloi i ushqimit, përfshirë ato që importohen por edhe ato që prodhohen më vend”.

Nga ATK foli zëvendësdrejtori Nijazi Asllani, i cili tha se bashkëpunimi reciprok me bizneset është rezultat i luftimit të informalitetit, raporton EO.

“Ne si ATK në vazhdimësi mundohemi që të jemi më transpent me gjithë bizneset. Në kuadër të takimeve është edhe pjesa që do të mbahen siç janë seminaret që do të njoftohem rreth aplikimeve të ligjeve tatimore”.

“Pa bashkëpunim reciprok ATK-biznese nuk do të mjnd të arrinim rezultate të mira, ku vetëm e vitin e kaluar kemi pasur mbi 10 për qind rezultate më të mira dhe normalisht që këto të hyra kanë ardhur duke luftuar informalitetin”.

“Të hyrat e doganës përbejnë të hyra vullnetare ku kemi mbi 90 për qind dhe këto rezultate të bëjnë të ndihesh mirë. Ne në ATK synim e kemi trajtimin e barabartë të tatimpaguesve dhe transparenca. Përmes transparencës jam i sigurt se rezultatet do të shtohen, ku së bashku si ATK dhe biznese t’i kryejmë obligimet tatimore”, tha ai.

Të ngjashme