Qindra gra përfituan nga programi “Gratë në energji”, Osmani: Kosova ka nevojë për profesionistë të sektorit të energjisë

Prishtinë | 23 Maj 2022 | 11:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qindra gra nga Kosova kanë përfituar nga programi “Gratë në energji”, përmes një qasjeje inovative dhe të ndërthurur të bursave, punës praktike, si dhe granteve për bizneset e grave kosovare më sektorin e energjisë, raporton Ekonomia Online.

Në ngjarjen përmbyllëse të programit “Gratë në energji”, të organizuar nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës, e i mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), ka implementuar një program 5 vjeçar dedikuar zvogëlimit të hendekut të madh gjinor në sektorin e energjisë në Kosovë, si dhe plotësimit të nevojave energjetike të bizneseve në pronësi të grave në vend.

E pranishme në këtë ceremoni, ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo tha se Kosova ka nevojë për profesionistë të sektorit të energjisë, pasi vendi po përballet me sfida energjetike.

Osmani tha se pjesëmarrja e grave në sektorin e energjisë, ende është e ulët, prandaj nevojitet një fuqizim edhe më i madh i grave në këtë sektor.

Zëvendësambasadori amerikan në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, tha se programi ka qenë efektiv dhe ka ndihmuar Kosovën të marrë veprime fillestare në sektorin e energjisë në pronësi të grave.

zëvendëspresidente e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit në Uashington, Alicia Phillips-Mandaville, tha se pjesëmarrja e grave në sektorin e energjisë është më e ulëta në botë. Ajo theksoi se programi ka një inspirim për gratë që të bëhen lidere në sektorin e energjisë.

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe Diella Shabani, ish-studente e Programit të Bursave në kuadër të Programit “Gratë në Energji”. 26 gra janë diplomuar dhe përfitues të bursave për energji.

Të ngjashme