Qytetarët me mbi 3 miliardë euro kursime nëpër banka

Prishtinë | 13 Tet 2018 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Vlera e depozitave të klientëve në dhjetë bankat komerciale në Kosovës, deri në tetor të këtij viti ka arritur në mbi 3 miliardë euro, ka bërë të ditur Banka Qendrore e Kosovës.

Nga kjo shumë, më shumë se 2.2 miliardë euro janë para të kursyera nga ekonomitë familjare, derisa ndërmarrjet kanë të depozituara mbi 750 milionë euro. Vlera e valutave të tjera të kursyera nga qytetarët e Kosovës arrin shumën e 154 milionë euro.

Vlera e depozitave e tejkalon edhe shumën e kredive të përgjithshme në nivel vendi.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e kredive ka arritur në mbi 2.6 miliardë euro, ku ekonomitë familjare kanë rreth 1 miliardë euro kredi në bankat komerciale, derisa ndërmarrjet kanë mbi 1.6 miliardë euro.

Kjo shumë e madhe e mjeteve të kursyera në raport me kreditë nga ekspertë të fushës dhe përfaqësues të bizneseve shpjegohet në mënyra të ndryshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme