Raporti financiar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, me shpenzime të vogla

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 15:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Këshillit Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KMRShC) për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Sekretari i KMRShC, Miran Zeneli theksoi se me ligjin për buxhetin të planifikuara kanë 207 mijë euro.

“Te shpenzimet për konkurs kanë qenë 500 euro, janë shpenzuar 200 euro. Ne komunikojmë me të gjithë ankuesit dhe kemi katër dalje që kanë qasje në Valë dhe shpenzimet janë prej tyre”, tha Zeneli.

Deputetja e VV-së Mimoza Kusari-Lila, tha tek shpenzimet komunale janë vetëm ato telefonike.

“Planifikimi financiar për komunale është 3825 euro telefoni fikse, 69% e buxhetit janë të planifikuar. Pse shpenzimet e telefonisë janë kaq të larta”, tha Kusari-Lila.

Fatmir Rexhepi nga LDK-ja tha se do ta votojnë këtë rekomandim pasi është një shtysë e mirë që të kenë mundësi të punojnë më shumë njerëz.

“Ne e dëgjuam raportin për vitin 2019 dhe problemeve që ka pasur këshilli dhe do ta votojmë dhe është një shtysë e mirë të kenë mundësi më të mire të punojnë më shumë”, tha Rexhepi.

Ky rekomandim pritet të marrë aprovimin nga Komisioni.

Gjithashtu u shyqrtua edhe raporti financiar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2019.

Ndërsa ky raport nuk e mori rekomandimin e komisionit.

Drejtori i agjencisë, Bujar Sadiku tha se agjencia në vitin 2019 ka bërë ndryshime ligjore për mbrojtje të dhënave është ndërruar organizimi i brendshëm.

“Jemi munduar që t’i shqyrtojmë ankesat. Andaj në këtë vit jemi 19 të lejuar në buxhet. Pa mungesën e komsionerin nuk jemi duke mundur të realizojmë rregulloren e brendshme. Nëse dështon projekti do të jetë brengë e madhe për agjencinë sepse është një punë e madhe e ligjit për qasje në kuvend. Pagat e zyrtarëve tanë janë të njëjta si nëpër ministri 500 euro”, tha Sadiku.

Kusari Lila tha se Raporti vjetor financiar tregon që është nënshpenzuar.

“Një fakt që nuk ka shpenzime ka të bëjë me transportin. 32 euro nën ditë keni pasur nga nën shpenzim”, tah Kusari Lila

Ndërsa, Shkelzen hajdini pyeti se pse shpenzimet janë kaq të vogla dhe pse nuk kanë bërë më shumë shpenzime.


Të ngjashme