Raporti i BB-së: Kosova shënoi rritje ekonomike prej 4%, në vitin 2021 parashihet të jetë vetëm 4.2%

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 13:03 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka bërë prezantimin e Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, raporton EkonomiaOnline.

Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, ka deklaruar se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 4 për qind, krahasuar me vitin 2018 që ishte një rritje prej 3.8%.

Pavarësisht kësaj rritje të vogël, Mantovanneli kërkoi që të ketë rritje më të shtuar ekonomike, pasi siç tha ai pjesëmarrja në fuqinë punëtore të të rinjve vazhdon të mbetet e ulët

“Ky raport mbulon 6 vendet e Ballkanit Perëndimore. Mesazhet kryesore për Ballkanin Perëndimor. Kosova dhe Maqedonia Veriore kanë pasur rritje ekonomike. Për vitin 2019 rritja ekonomike parashikohet të arrijë në 4 për qind, krahasuar me 3.8 përqind në vitin 2018, e shtytur nga konsumi, eksportet e shërbimeve dhe investimet”.

“Pjesëmarrja në fuqinë punëtore vazhdon të jetë e ulët përkundër shkallës së lartë kronike të papunësisë. Papunësia ra në nivele historikisht të ulëta 4.1 pas një rritje të fuqishme në vitin 2018. Gjysma e popullsisë në moshë punë mbeten pa një vend pune. Në Kosovë ka progres por jo mjaftueshëm kur e shohim faktin se 60% e të rinjve nuk janë aktive apo nuk kërkojnë vend pune, duhet të bëhet shumë më shumë rritje ekonomike”, tha ai.

Mantovalleni theksoi se Banka Botërore parasheh që rritja për vitin 2020-2021 do të jetë e pasigurt, e cila do të rritet për vetëm 4.2%.

“Parashikimi mesatarisht pozitiv për 2020-2021 është i rrethuar me pasiguri në rritje që kërkojnë ngritjen e rezervave fiskale. Ti kushtojnë vëmendje ekonomive te vogla pasi kemi një dallim në kuptim të ndërlidhjes së ngadalësimit ne Evropë. Perspektiva pozitive me rritje mesatare prej 4.2 për qind për 2020-2021, por ekzistojnë risqe të padëshirueshme që lidhen me dinamikën e politikës së brendshme dhe rajonale, vonesa të mundshme në planet e investimeve për shkak të zgjedhjeve që po afrojnë, kostos më të lartë se sa është parashikuar të ligjit të ri të pagave në sektorin publik dhe stabilitetit të çmimeve ndërkombëtare të metaleve.”, ka thënë ai.

“Deficiti i përgjigjëm buxhetor pritet të mbetet nën 3 për qind të PBB-së dhe brenda kufirit të rregullës fiskale prej 2 për qind që përjashton shpenzimet kapitale të financuara nga të ardhurat e privatizimit dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Performanca pakës e ulët në të hyra, krahasuar me planin do të mbi kompensohet me nën ekzekutim të konsiderueshëm të projekteve kapitale”, ka thënë ai.

“Ti kushtojnë rëndësi shpenzimet për mbrojtjen sociale me shënjestrim të dobët mbeten të larta dhe vazhdojnë të kufizojnë hapësirën fiskale. Përhapja e këtyre shpenzimeve është më rëndësi te peisazhit në tërësi”.

“Të rritet produktiviteti, mesatarisht kemi parë rritje të pagave, por kjo duhet të parashikohet me një rritje paralel. Rekomandojmë një mjedis të të bërit biznes që ia lejojnë te gjithëve të konkurrojnë, me inspektimet, kontratat, sistemit dhe në tërësi masat komplekse që mund të lulëzojnë në sektorin privat”, tha ai.

Krejt në fund, Mantovanelli përgëzoi Kosovën për zgjedhje transparente, por kërkoi që të formohet sa më shpejt qeveria e re.

“Përgëzoj Kosovën për zgjedhje transparente, mirëpresim formimin e qeverisë së re. Kjo duhet të bëhet sa më shpejt pasi qe sa më shumë që të zvarritet ky proces atëherë do të mbesin shumë procese dhe projekte të pa përfunduara”, tha ai.

Asll Senkal, ekonomiste për Kosovë nga zyra në New York, theksoi se shkalla e papunësisë ka ra derisa shkalla e papunësisë është rritur.

“Mesazhet janë pozitive sa i përket rritjes ekonomike. Deficiti buxhetor të arrijë 2.9 përqind. Sipas rregullës nuk përfshin financimin kapital nga të ardhurat e privatizimit dhe shpenzimet me të larta. Shkalla e papunësisë ka ra derisa shkalla e punësimit u rritë në krahasim me vitin që shkoj. Në përgjithësi kemi pasur edhe rritje të jo aktivitetit. 4.2% për vitin 2020-2021”, tha ai.

Senkal tha se rritja ekonomike në Kosovë projektohet të jetë e fuqishme, por parashikimi është i brishtë kundrejt rreziqeve për ulje.

“Ka nevojë qe të rritet niveli i shpenzimeve për mbrojtje sociale. Po ashtu Shkalla e inflacionit të çmimeve të konsumit ka rënë. Shkaku kryesor ishte rritja e çmimeve të artikujve ushqimit dhe të pijeve alkoolike dhe duhanit. Rritja e çmimeve të importit ndihmoi për ta nxitur inflacionin e çmimeve të konsumimit rritje mesatare prej 4.5 për qind.

Të ngjashme