Raporti i Riinvestit nxjerr dallime në sektorin privat e publik

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 11:16 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti “Riinvest” ka publikuar sot raportin “Gratë në Tregun e Punës,” në një ngjarje ku u diskutua mbi rolin e gruas në ekonomi dhe u prezantuan të gjeturat.

Raporti paraqet të dhënat e anketës me 600 gra punëmarrëse, i pari i këtyre përmasave në Kosovë.

Nga kjo anketë del se vetëm 12 për qind e grave janë të punësuara dhe 1 në 10 biznese udhëhiqen nga gratë.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest, Alban Hashani, theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në ekonomi.

“Barrierat me të cilat gratë ballafaqohen në tregun e punës janë të shumta, duke filluar nga niveli i ulët i rrogave, deri te mundësitë e limituara për punë të përshtatshme,” tha ai.

Hashani shtoi që raporti vë në pah dallime të dukshme në mes të kushteve të punës në sektorin publik dhe atë privat, gjë që është shqetësuese.

Dita Dobranja, hulumtuese në Institutin Riinvest, deklaroi se bazuar në anketën e Riinvest-it, 54 për qind e grave janë të punësuara në sektorin privat krahasuar me 41 për qind të punësuara në sektorin publik.

Sipas saj, 30 për qind e tyre të punësuara në sektorin privat nuk kanë kontrata të punës, ndërsa në sektorin publik 23 për qind janë me kontratë me afat.

Dobrunja tha se niveli i ulët i pagës është barriera kryesore që e kanë gratë. Sa i përket diskriminimit në vend të punës, 30 për qind e grave besojnë se shefat e tyre i diskriminojnë kur u delegojnë punën.

“Dallimet në mes sektorëve vërehen në nivelin e pagave, ku në sektorin privat paga mesatare është 329 EUR mbi 100 EUR më e ulët se paga mesatare në sektorin publik e raportuar në 443 EUR. Dallime të tilla ka edhe në nivelin e shkollimit, si dhe në kushtet e punës” tha Dobranja.

Ndërsa sa i përket pushimit të lehonisë, ajo tha se 51 për qind e të anketuarve besojnë se pushimi i lehonisë është i mjaftueshëm, ndërsa 75 për qind të tyre thonë se ligji duhet të ofroj pushim të lehonisë edhe për baballarët.

Jahjaga: Gratë të pabarabarta në tregun e punës, marrin pagë më të ultë se burrat

Image

Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, tha se këto gjetje dëshmojnë shqetësimet për pabarazinë gjinore në Kosovë.

Sipas Jahjagës, fatkeqësisht gruaja ende nuk shihet e barabartë me kolegët burra në punë. Ajo përmendi edhe disa barriera që hasin gratë.

Ajo tha se grave ju sugjerohet të marrin profesione të lehta dhe kjo po i privon ato marrin pozita vendimmarrëse.

“Gratë hasin në kufizimetnë lirinë e tyre,  mungesën e qasjes së tyre në financa, mungesën e mbrojtjes ligjore nga dhuna dhe për shkak të mentalitetit patriarkal gruas i mveshen detyrat për të kryer punët e shtëpisë dhe kjo punë shtesë për të cilën gratë nuk paguhen”.

“Ndonëse synojmë të krijojmë shoqëri më moderne dhe për fat të keq ky mentalitet ende kultivohet si dhe vajzave u sugjerohet të marrin profesione të lehta ende funksionon mentalitetin që burrat duhet të udhëheqin e gratë tu binden. Kjo i privon dhe i përmbys ëndrrat, gjymton ambicien. Kjo vjen si pasojë edhe e kushteve të vështira ekonomike në familje. Qysh më fazat e hershme të krijimit të grave ato ballafaqohen me pengesa të mëdha. Mungesa e marrjes së profesioneve më të vështira ato i privojnë që të përfshihen në poste vendimmarrëse”.

Ajo më tej shtoi se gratë mesatarisht kanë paga më të ultë se burrat edhe pse janë njësoj të ngarkuara me punë të njëjtë, raporton EO.

Jahjaha tha se fuqizimi i gruas në Kosovë ishte prioritet i saj si presidente, por ajo po ndjen keqardhje që ndryshimet sa i përket përmasimit të mirëqenies së grave po vijnë ngadalë.

“Një nga prioritete e mija ishte kur isha presidente dhe më vjen keq që shqetësimet për të cilat kam folur në 2012 duhet të flas edhe sot pas 6 vitesh. Ndryshimet po vijnë shumë ngadalë”, tha jo.

Alban Hashani , drejtori ekzekutiv i Institutit Riinves, tha se janë angazhuar për të formuar forumin e grave që pjesë e saj janë 11 organizata.

“Ka shumë barriera me të cilat gratë ballafaqohen në tregun e punës të cilat shihet që ka dallime qenësore në sektorin publik dhe atë privat”.

Ai thotë se përmes kësaj janë munduar që të ndikojnë në përmirësimin e politikave për të fuqizuar përfaqësimin e grave në biznes.

Tryeza është organizuar në kuadër të projektit Forumi Ekonomik i Grave, i financuar nga USAID përmes ATRC.

Image

Image

Image

Image

Të ngjashme