Raporti i Progresit e sheh ekonominë në fazën e hershme të zhvillimit

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 08:13 | Nga

Vërejtje për shpenzimet buxhetore të Qeverisë, mospërputhje të tregut të punës me sistemin arsimor e për mungesë të investimeve të huaja, ka tërhequr Raporti i Komisionit Evropian i publikuar ditë më parë.

Kosova është vlerësuar të jetë në fazën e hershme të zhvillimit të një ekonomie të mirëfilltë të tregut, shkruan sot Koha Ditore.

Në çështjet buxhetore, shqetësim për KE-në mbesin shpenzimet e mëdha për mbulimin e pensioneve të veteranëve të luftës.

Raporti vlerëson se çështja e mbingarkesës buxhetore nga kjo kosto nuk është adresuar nga institucionet, ndërkaq me procesin e mbetur në gjysmë të klasifikimit të veteranëve, vlerësohet se shuma e ndarë për këtë qëllim nuk do të jetë e mjaftueshme për mbulimin e gjithë kostos për këtë vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme