Raportin e Auditimit për MSh-në s’e shqyrton Komisioni, deputetët kërkojnë shkrimin e ministrit

Prishtinë | 20 Sht 2022 | 12:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike në mbledhjen e radhës ka marrë vendim që raportin e auditimi për ShSKUK-në dhe MSh-në për vitin 2021 t’i dërgojë në seancë pa i shqyrtuar, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami tha se kanë vendosur që këto dy raporte të procedohen për në seancë të Kuvendit.

“Shqyrtimi për raportit e Auditimit për ShSKUK dhe MSh do të shkojnë në seancë. Për Ministrinë e Shëndetësisë ne nuk e kemi shqyrtuar raportin, por kemi vendosur ta dërgojmë në seancë”.

Bajrami tha se ministri Rifat Latifi asnjëherë nuk ka ardhur në raportim dhe sipas saj, për shkak të mos punës ai duhet edhe të shkarkohet.

“Ne e kemi një ministër që nuk ka ardhur në Komision. Një prej rekomandimeve del që me shkarkuar komplet ministri për mos punën e tij”.

Përderisa deputeti i VV-së, Eman Rrahmani tha se për 18 të gjetura të auditimit në ShSKUK përgjegjës është bordi.

“Janë 18 të gjetura të ShSKUK ku përgjegjës e bëjnë bordin”.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se i rekomandojnë ministrit shkarkimin e bordit të ShSKUK-së.

“Emërimi i bordeve bëhet në pajtim me ligjin. Nëse bordi ka shkelur ligjin duhet të japë përgjegjësi. Ne i rekomandojmë ministrit shkarkimin e bordit të ShSKUK”.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, foli për ikjen e mjekëve nga Kosova, raporton EO.

“Çdo ditë po na ikin mjekë nga Kosova. Secili spital në Kosovë i ka nevojat e veta. Dikujt i prishet rezonanca. Në momentin që bëhet buxheti vjen në Ministri”.

Në mbledhje është shqyrtuar raporti i Auditimit për Zyrën Kombëtare të Auditimit, për vitin 2021.

“Ne kemi marrë shkresë nga auditorja që të iniciohet procedura për marrëveshjen për kompaninë Sigma. Ajo çka e kishim parë të vlefshme përgatitja e një dokumenti. A mund të shihet si konflikt interesi. A do të duhej që ne si komision që një vlerësim i tillë të bëhet në një institucion si auditimi”, tha kryetarja Bajrami.

Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme, tha se numrin më të madh të rekomandimeve të auditorit të brendshëm i kanë përmbushur.

Kur foli për rekrutim ajo tha se po punojnë me ambasadën britanike, por që kanë nevojë për 180 pozita e me ligj u lejohen 173.

“Ajo çka e ka evidentuar auditori është më sistemin e prokurimit. Ne i kemi dërguar shkresë KRPK të marrin sqarim. Sipas zyrtarit të prokurimit është çështje që ndodh në mënyrë automatike. Ligji e lejon që anëtarët e Komisionit mund të jenë anëtar të Komisionit të vlerësimit”.

“Janë 7 rekomandime të auditorit të brendshëm. 5 rekomandime janë zbatuar. Në fushën e logjistikës janë dhënë 3 rekomandime që kanë të bëjnë me gjendjen e veturave. Janë 11 vetura, 7 të amortizuara. Në fushën e menaxhimit janë dhënë 6 rekomandime. Në fushën e prokurimit janë dhënë 6 rekomandime që lidhen me kontratën e auditimit. Sa i përket trajnimeve nga ambasada britanike është një grup dhe i ndajmë përvojat tona. Kërkesës buxhetore për rritjen e punonjësve në ligjin për buxhet është 180 punonjës. Buxhetin e kemi vetëm për 173 pozita”.

Deputeti i VV-së Eman Rrahmani, tha se sa i përket rekrutimit të stafit është i nevojshëm bashkëpunimi me ambasadën britanike.

“Trajnimi me ambasadën britanike a ka me qenë pjesë e rekrutimit. Përmendët poashtu në buxhetin për vitin e ardhshëm edhe blerjen e dy veturave. Tek çështja e marrëveshjes më ambasadë kanë pas marrëveshje edhe me komunën e Prishtinës dhe nuk merren me procesin e rekrutimeve”.

“Besoj është e dobishme një marrëveshje e tillë me ambasadën. Ju si auditorë jeni mbikëqyrës të Qeverisë. Shorti është në kundërshtim me ligjin”.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, kërkoi më shumë efikasitet sa i përket të gjeturave, raporton EO.

“Disa të gjetura sa i përket Auditimit të jenë më efikas sepse është në interes të qytetarëve. Shorti a është në kundërshtim me ligjin”.

Të ngjashme