Ratifikohen dy marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë – Opozita e quan Muratin të papërgatitur

Prishtinë | 16 Shk 2022 | 11:33 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar dy marrëveshjet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

E para ka të bëjë për Sigurime Shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa e dyta është Projektligji nr.08/L-127 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se dy marrëveshjet thellojnë bashkëpunimin me Shqipërinë.

“Ky projektligj ka për qëllim mbrojtjen shoqërore. Qytetarët e Kosovës që kanë punuar në Shqipëri do të kenë të drejtë ta marrin pensionin në Kosovë. Nga departamenti i buxhetit shuma është 126 mijë e 44 euro. Marrë parasysh këtë marrëveshje konsiderojmë që është hap tejet i rëndësishëm për punëkërkuesit. Shumë çështje teknike mund të adresohen me shkrim. Besoj do të ishte mirë t’i kishim sqarimet e nevojshme. Marrë parasysh integrimin e tregjeve të punës më shumë kemi pasur kosovar që kanë punuar në Shqipëri sesa në Kosovë. Tek periudha e përfitimit është të mos kërkohet në mënyrë retroaktive. Çfarëdo kërkese ta konkretizoni”, tha Murati.

Ndonëse i dhanë mbështetje në parim, deputetët e opozitës ngritën paqartësi për teknike për marrëveshjen për sigurime shoqërore me Shqipërinë.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e konsideroi të papërgatitur për këtë temë ministrin Hekuran Murati. Ai tha se kjo pikë e rendit të ditës mund të shtyhet për mbledhjen e radhës.

“Ne mbështesim këtë marrëveshje. Sa i përket legjislacionet në Kosovë a po e kuptojmë drejt që një shtetas i Shqipërisë i njihet pensioni në Kosovë. Me përjashtim të rasteve kjo marrëveshje do zbatohet për personat që kanë qenë subjekt i legjislacionit. Ne mbështesim këto marrëveshje prapë se prapë. Nëse nuk jeni përgatitur e shtyjmë për mbledhje tjetër. Mos shtyhemi me fjalë se nuk ka kuptim. Nëse nuk jeni në gjendje, e shtyjmë në mbledhje tjetër ju nuk e dini përmbajtën e marrëveshjes. Marrëveshja është e rëndësisë së veçante dhe e mbështesim. Unë propozojë ta votojmë këtë marrëveshje”, tha Hoti.

Njëjtë si Hoti u shpreh edhe kolegu i tij nga PDK, Ferat Shala. Ai tha se dokumentacioni i marrëveshjes nuk është i punuar mirë, i paqartë dhe me gabime teknike.

“Në tekstin e shkruar është edhe gjuha e komunikimit. Është çështje përmbajtjesore e marrëveshjes. Duhet ta pranosh që ke sjellë dokument jo mirë të punuar. I tërë materiali është i paqartë me gabime teknike. Ligji është i rëndësishëm por jemi kundër mënyrës së punuarit të ligjit”, tha Shala.

Të papërgatitur ministrin Murati e quajti edhe deputeti tjetër i PDK-së, Mërgim Lushtaku.

“Për mu është shqetësuese që vini i papërgatitur. Mendoj që duhet të shtyhet për mbledhje të ardhshme kjo marrëveshje. Unë mbështes shqetësimet e zotëri Hotit. Ne jemi në parim të mbështetjes së kësaj marrëveshje, por është mirë të jepen sqarime nga ministri për këtë marrëveshje me Shqipërinë”, tha ai.

Të ngjashme