Reagon ANP-ja: Jemi të ndarë nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 11:57 | Nga

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka reaguar ndaj shkrimit “Dështimi i Aeroportit të Prishtinës që u mbajt i fshehur”, i publikuar në disa medie, duke e vlerësuar si jo të saktë dhe jo relevante për këtë kompani.

Në reagim thuhet se ANP-ja është kompani e ndarë nga “Dështimi i Aeroportit të Prishtinës që u mbajt i fshehur” dhe se nuk mban përgjegjësi për dështimet e kësaj të fundit.

“Duke iu referuar artikullit te publikuar ditëve te fundit, me titullin “Dështimi i Aeroportit të Prishtinës që u mbajt i fshehur” ne dëshirojmë te iu sqarojmë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ është një kompani e ndare nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe se tema e shtjelluar në artikullin e lart shkruar është irrelevante me kompaninë tonë. Prandaj, duke iu përmbajtur korrektësisë mediale, ne mirësish ju njoftojmë se do të mbetemi ne dispozicionin tuaj për çdo sqarim për çështje relevante me ANP ‘Adem Jashari’ ,duke evituar kështu konfuzionet e mundshme ne te ardhmen”, thuhet në sqarimin e ANP-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme