Reagon deputeti i Kosovës ndaj Mogherinit

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar pasi Federica Mogherini kërkoi që taksa e vendosur nga Kosova të tërhiqet.

Deda në postimin e tij ka drejtuar disa akuza karshi përfaqësueses së lartë të BE-së.

“Mogherini kërkon heqjen e menjëhershme të taksës ndaj Serbisë dhe thotë që është në kundërshtim me “frymën” e MSA-së? Eh po ne, dhe jo vetëm ne në Kosovë, qe 5 muaj po kërkojmë që Mogherini të prononcohet kundër ndarjes së Kosovës; të reagojë kundër Serbisë që po punon në mënyrë agresive kundër Kosovës duke e shkelur “frymën” e normalizimit të marrëdhënieve; dhe po, po kërkojmë që BE t’i përmbushë obligimet e saj ndaj Kosovës”, ka shkruar Deda në facebook.

Madje sipas tij, Mogherinit i ka humbur kredibilitet.

“Çuditërisht ajo vetëm ka heshtë, mos të them që i ka injoruar këto kërkesa. Kështu e ke kur znj. Mogherini e humbë kredibilitetin”, përfundon postimi i Ilir Dedës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme