Reduktohet norma e TVSH-së për tatimpaguesit nga 18% në 8%

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se Ministria e Financave, ka nxjerr Vendimin Nr.19/2019 dhe Vendimin Nr. 19-1/2019 për reduktimin e normës tatimore nga tetëmbëdhjetë për qind (18%) në tetë përqind (8%) për kafshë dhe shpend të gjalla.

Sipas Vendimit Nr.19/2019, gjegjësisht Vendimit Nr. 19-1/2019, reduktohet norma tatimore nga tetëmbëdhjetë për qind (18%) në tetë përqind (8%) për mallrat e importuara / furnizuara brenda vendit, të cilat shfrytëzohen sipas pikës 1 të Shtojcës Nr.3 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si në vijim:

1.1. Kodi tarifor 0101 – kuaj, gomarë, mushka;
1.2. Kodi tarifor 0102 – gjedhe të gjalla;
1.3. Kodi tarifor 0103 – derra të gjallë;
1.4. Kodi tarifor 0104 – dele dhe dhi të gjalla;
1.5. Kodi tarifor 0105 – shpendë të gjallë; dhe
1.6. Kodi tarifor 0106 – kafshët tjera të gjalla.

Pra, importimi dhe furnizimi brenda vendit, i mallrave të përfshira në kodet tarifore të lartcekura, i nënshtrohen normës së reduktuar të TVSH-së prej 8%, transmeton EO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme