Rexhep Selimi: Do t’i përkrahim kërkesat e punëtorëve të Telekomit

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 13:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe Hekuran Murati, kanë mbështetur protestën e punëtorëve të Telekomit, raporton Ekonomia Online.

Ata u kanë premtuar mbështetje këtyre punëtorëve.

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, para protestueseve ka thënë se ata do të ofrojnë zgjidhje se si do të dilet nga kjo situatë.

“Do te jemi përfaqësuesit e juaj në Parlamentin e Kosovës. Ne kemi 31 deputetë dhe do të jemi me ju, siç ishim edhe më herët”.

“Ne u konfirmojmë mbështetjen edhe në Kuvend, ku Qeverisë do ti japim edhe zgjidhje. Dhe shpresojë që Qeveria do të dëgjojë kërkesat e juaja”, u shpreh Selimi, raporton EO.

Ndërsa, Hekuran Murati nga kjo parti ka thënë se askund nuk ndodh që një kompani të jetë më e fortë se shteti, por vetëm në Kosovë.

Të ngjashme