Rifillon operimin linja hekurudhore Prishtinë-Pejë-Prishtinë

Prishtinë | 01 Tet 2017 | 19:37 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dhe ai Infrastrukturës, Pal Lekaj, morën sot pjesë në ceremoninë e rifunksionalizimit të linjës Prishtinë-Pejë-Prishtinë, me ç’rast u vunë në funksion dhe 9 vagonë të rinj, pas rikonstruktimit të tyre.

Ministri Lekaj tha me këtë rast se kjo tregon se nuk ka asnjë problem që nuk zgjidhet atëherë kur ekziston vullneti. “Ju garantoj se të gjitha do t’i bëjmë në të mirë të zhvillimit të hekurudhave, e pastaj kjo do të ketë impakt pozitiv në ekonomi, në transportin e udhëtarëve dhe mallrave”, theksoi ai.

“Ne si Qeveri, në krye me zotin Haradinaj si kryeministër i Qeverisë së Kosovës, do të jemi në shërbim të vazhdueshëm të qytetarëve dhe zgjidhjes së problemeve të tyre. Do të zhvillojmë politika për hekurudha dhe ekonominë në përgjithësi. Ne duhet të jemi në nivel të detyrës dhe me profesionistët aty ku duhet të jenë, që t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve. Ne do t’i luftojmë të gjitha dukuritë negative dhe nuk ka kush që të na ndalë në këtë. Ne do të jemi në shërbim të mirës së vendit dhe do të mbështesim një menaxhim të mirëfilltë në këtë sektor”.

“Ne do të jemi mbështetësh të politikave zhvillimore të hekurudhave që janë segment i rëndësishëm i shtetit të Kosovës”, ka shtuar Lekaj.

Ministri Valdrin Lluka, po ashtu ka njoftuar, se pas dy muajsh ndalese të operimit të trenave në Kosovë, sot u përuruan 9 vagonët e rinj të udhëtarëve, të financuar nga Qeveria e Kosovës, dhe rifilloi operimin linja Prishtinë- Pejë-Prishtinë.

“Sistemi hekurudhor është si një arterie për një shtet, si në aspektin ekonomik ashtu edhe të mirëqenies së qytetarëve. Prodhuesit tonë vazhdojnë të kenë koston më të lartë të transportit të mallrave në rajon dhe kjo do të ndryshoj shumë shpejt”, ka theksuar Lluka.

Ai ka shtuar se subvencionet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të vazhdojnë, por do të kërkohet llogari shumë më e madhe nga menaxhmeti i çdo ndërmarrjeje publike.

“Hekurudhat nuk mund të vazhdojnë të jenë efikase dhe profitabile nëse kemi 240 punëtorë për gjithsej 2 linja operative (Pejë dhe Han të Elezit)”, ka thënë ai.

Të ngjashme