Riinvest: Produktiviteti i ulët po ndikon në moszhvillimin ekonomik të Kosovës

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 13:08 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Hulumtime Zhvillimore “Riinvest” ka mbajtur debat me temën “Përgjigje ndaj sfidave të rritjes ekonomike”, raporton Ekonomia Online.

Ky raport synon të përmirësojë informacionin lidhur me momentin aktual në trendët ekonomike dhe t’i kontribuojë përmirësimit të mëtejmë të politikave me të cilat duhet t’u jepet përgjigje të suksesshme sfidave që ngadalësojnë rritjen ekonomike, u tha me këtë rast.

Hulumtuesja nga Riinvest, Enisa Serhati, ka bërë prezantimin e këtij raporti.

“Jemi përpjekë që diskutimin e nivelit të zhvillimit industrial me diskutu për të ardh në përfundim për profilin e Kosovës si ekonomi të hapur dhe aftësinë konkurruese që e ka për me zhvillu. Produktiviteti se si ka lëviz në lidhje me pagat në Kosovë, deri në 2018-të ka pasë ngritje të vazhdueshme të pagave në Kosovë ku shohim se nga 2013-18 Kosova ka rritje më të madhe të pagave në Ballkanin Perëndimor ku thuhet se produktiviteti ka qenë më i ulëti ku fuqia punëtore dhe rritja e pagave ka shkaktuar barrë në sektorin privat”, tha Serhati.

Ajo përmendi një nga një edhe problemet me të cilat po përballet ekonomia në vend.

“Modeli aktual i zhvillimit ekonomik tregohet në disa pika si modeli ekomomik i bazuar në fuqizimin e kërkesës, investime publike dhe në remitenca, qeverisja ekonomike e paqëndrueshme, e përcjell me cikle politike dhe mungesë konsistencë drejt politikave, rritje e vazhdueshme e pagave në sektorin publik e pa përcjell me rritje të produktivitetit dhe në dëm të sektorit privat, liberalizimi i hershëm i tregtisë me industri kombëtare të pazhvilluar”, tha ajo.

Serhati ka dhënë edhe rekomandime si si të fuqizohet zhvillimi ekonomik.

“Rekomandimet e raportit janë që të ketë rritje ekonomike gjithëpërfshirëse, përkrahja e sektorëve industrial me potencial e avanc i aftësisë konkurruese, politika për promovimin e eksporteve, masa të integruara për të rritur zhvillimin e investimeve vendore dhe të jashtme në sektorë të prodhimit dhe shërbimeve me vlerë të lartë të shtuar, përmirësimi i kualitetit të qeverisjes, rritja e kapaciteteve të administratës drejt sundimit të ligjit”, tha ajo, raporton EO.

Alban Zogaj nga Riinvest tha se arsyeja se pse Kosova po ngec në zhvillimin ekonomik është se ka produktivitet të ulët dhe sipas tij duhet të ketë sa më shumë rritje të prodhimit të produkteve që të ketë rritje ekonomike.

“Një nga arsyet se pse Kosova ka një moszhvillim të ekonomisë është produktiviteti i ulët. Duhet të prodhojmë sa më shumë produkte që me arrit rritje ekonomike më të lartë. Një vend është i pasur aq sa mundet të prodhojë produkte të ndryshme. Duhet të prodhojmë sa më shumë produkte që është e mundur në mënyrë që me arrit me pas rritje sa më të lartë. Kemi dy lloje të rritjes, rritje ekstencite, që nënkupton se shteti është i aftë të shtojë produkte të reja në gamën e produkteve dhe rritja intensive”, shtoi Zogaj.

Të ngjashme