Rimëkëmben bursat

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Bursat botërore u ngritën nga niveli më i ulët në 2 vite ditën e Enjte, duke marrë nxitje nga fuqizimi i tregjeve në Wall Street.

Indeksi i titujve të kapitalit në ShBA, Dow Jones, u rrit për të parën herë me më shumë se 1,000 pikë, ndërkohë që raportimet për një sezon të fortë të shitjeve zbutën shqetësimet mbi ekonominë.

Bursat në Azi dhe Evropë përfituan nga optimizmi i investitorëve, duke e çuar indeksin global MSCI që mat aksionet në 47 vende, në rritje me 0.4%.

Sipas një raporti të Mastercard, shitjet gjatë sezonit të pushimeve në SHBA u rritën në nivelin më të lartë në 6 vite. Një tjetër faktor i rimëkëmbjes së tregjeve ishte përpjekja e Shtëpisë së Bardhë për të zbutur kundërshtinë ndaj Rezervës Federale. Autoritetet bënë të ditur se vendi i punës i Jerome Powell nuk ndodhej nën rrezik.

Megjithatë, performanca në Evropë u përkeqësua pas hapjes, duke u ndikuar nga aksionet italiane. Titujt në bursën e Milanos u vunë nën presion nga sektori bankar i vendit, ndërkohë që huadhënësit Carige i’u mohua kërkesa për të shtuar financim nga aksionarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme