Ripple, thjesht, po i paguan njerëzit që ta përdorin këtë kriptovalutë

Prishtinë | 15 Kor 2018 | 09:11 | Nga

Në vitin 2013, kompania e kriptovalutës “Ripple” me seli në San Francisko filloi lansimin e monedhës së vet, me emërtimin XRP.

Sot, XRP është kriptovaluta e tretë më e popullarizuar në aspektin e kapitalizimit të tregut (një pjesë e asetit të tregut total të kriptovalutës), menjëherë pas bitcoinit dhe etherit, transmeton “Koha Ditore”.

Por “Ripple” e ka një problem, sipas një raporti të “The New York Times”: Derisa njerëzit do ta tregtojnë XRP-në, ata nuk duan ta përdorin atë.

Me përdorim, e mendojmë të bëjnë çfarëdo tjetër përveç blerjes ose shitjes si investime spekulative. Meqë ende nuk mund ta përdorni kriptovalutën në dyqanet e zakonshme, “Ripple” është përqendruar kryesisht në bindjen e njerëzve që ta përdorin XRP-në e tyre për të kryer transferime ndërkombëtare të parave.

Nëse ta zëmë i kemi 2,000 dollarë amerikanë që duam t’ia dërgojmë shokut në Londër, do t’i konvertonim dollarët në XRP, do t’ia dërgonim mikut në Britani të Madhe, i cili pastaj do t’i konvertonte ato në euro (ose çfarëdo monedhe që dëshiron). “Ripple” tashmë është partnerizuar me bankat dhe institucionet e tjera financiare për ta realizuar këtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme