Rizvanolli arsyeton refuzimin për gazsjellësin: Kostoja do të ishte shumë e lartë

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 12:51 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se kosto e projektit për gazsjellësin do të kishte qenë e lartë dhe se nuk ka pasur vlerësim të saktë, raporton Ekonomia Online.

Ajo shpjegoi se gazsjellësi nuk lidhet me projektin e MCC, financimi për të nuk ka pasur të vijë nga procesi i MCC.

“Investitorët që kanë treguar interesim, kanë treguar interesim me kushte të pafavorshme, kanë kërkuar kthim të investimit për vetëm 10 vite duke marrë parasysh riskun e investimit në gaz, kanë kërkuar një marrëveshje për blerje.” tha Rizvanolli gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit

“Studimi i fizibilitetit është ende duke ndodhur dhe studimet e fizibilitetit janë ende duke ndodhur, master-plani për shtrirjen e gazit, projekti i MCC gjithashtu ka qenë duke vazhduar studimin e fizibilitetit dhe gjithashtu një projekt i fizibilitetit paralel i përbashkët mes Maqedonisë dhe Kosovës është duke ndodhur”.

Ajo shtoi se nuk ka qenë i qartë as efekti në çmimet për konsumatorët.

“Nuk ka qenë e qartë se cili do të jetë efekti në çmimet për konsumatorët, sipas disa përllogaritjeve që i kemi marrë 40 euro për një megawatt ka qenë vetëm kosto e paraparë e gazit, që është më e shtrenjtë 30% sesa kosto aktuale e prodhimit të energjisë që  e kemi”.

Të ngjashme