Rizvanolli flet për marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut: S’vendosim për gazsjellësin pa e ditur koston

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 12:29 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për medie ka dhënë detaje për marrëveshjen e nënshkruar të enjten me Maqedoninë e Veriut, raporton Ekonomia Online.

Rizvanolli ka theksuar se marrëveshja me Maqedoninë e Veriut në fushën e energjisë ështëe rëndësisë së veçantë, derisa ka shtuar se bashkëpunimi rajonal nuk duhet të ndodhë vetëm me Maqedoninë e Veriu, por edhe me vendet e tjera.

“E para çështje është marrëveshja e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut, marrëveshja që e kam nënshkruar ka të bëjë me fushën e energjisë. Sa i përket marrëveshjes së djeshmit është me rëndësi bashkëpunimi rajonal ndërmjet vendeve tona dhe jo vetëm me Maqedoninë e Veriut, jo vetëm me Shqipërinë ne kemi synime të ngjashme që është integrimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë. Me këtë marrëveshje jemi dakorduar të ndajmë përvoja ndërmjet dy vendeve, sa i përket Maqedonisë së Veriut në disa procese ata janë pra nesh, synohet që të rritet bashkëpunimi ndërmjet sektorëve privat”.

Ministrja Rizvanolli tha se projekti për gazsjellësin s’ka të bëjë me gaz amerikan ose të ndonjë shteti tjetër, por për infrastrukturën që do ta sillte gazin natyror, raporton EO.

Sipas saj, duhet ende qartësim sa i përket financave për projektin. Ajo tha poashtu se ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Qeveria e Kosovës për arsye se nuk dihet kosto totale e projektit.

“Po flitet për gazin amerikan, jemi duke folur për ndërtim të infrastrukturës dhe në këtë rast është opsioni i ndërtimit të gazsjellësit, nuk jemi duke folur për gaz amerikan apo ndonjë shteti por jemi duke folur për mundësinë e ndërtimit të infrastrukturës për sjelljen e gazit”.

“Strategjia e energjisë, në infrastrukturë të gazit, siç e kemi thënë prej fillimit të mandatit qëllimi ynë është që vendimet qe i marrim në energji të jenë mirë të informuara dhe në këtë sektor, konsiderojmë që është e rëndësishme t’i kemi informata më të sakta”.

“Ndërtimi i infrastrukturës së gazit është duke u shqyrtuar dhe ka shumë keqkuptime, ne kemi qenë në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm, me MSS, Ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsion që po shqyrtohet. Kemi qenë në bashkëpunim të vazhdueshme me partnerë, sidomos me MSS i SHBA-së. MSS ka alokuar një grant rreth 200 milionë dollarë që do shfrytëzohej për ndërtimin pjesërisht të kësaj infrastrukturë”.

Ajo tha se MSS-ja ka alokuar 200 milionë dollarë për ndërtimin e infrastrukturës së gazit, e që tha se është investimi më i madh.

“MSS ose ndonjë organizatë tjetër nuk do të financonte tërë projektin, kemi të bëjmë me investim më të madh se kaq gjatë 5 muajve të fundit, kemi pasur bashkëpunim intensiv me MSS”.

Të ngjashme