Rizvanolli: Me 42 milionë euro u mendua të dilet nga kriza energjetike – Për veriun, dëshiron të flasë pa mediet

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 12:28 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me ndarjen e 42 milionë euro është menduar të dilet në pranverë shkaku i krizës me energji elektrike dhe krahas kësaj të mos preket fare qytetari. Kështu ka thënë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli para anëtarëve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, për punën e ministrisë për vitin 2021 dhe planin e punës për vitin 2022, raporton Ekonomia Online.

Vendim tjetër si shkak i krizës energjetike, Rizvanolli tha se ka qenë edhe ndalja e prodhimit të kriptovalutave, që sipas saj shpenzonin shumë energji elektrike.

“Është menduar që me 42 milionë euro të dilnim në pranverë pa e ndjerë fare qytetari krizën. Gjendja është përkeqësuar. Janë vendosur masat emergjente që komuniteti ka pasur 12 takime deri më tani. Një vendim me rëndësi që ka rrjedh nga komuniteti teknik emergjent ka qenë ndalimi i prodhimit të kriptovalutave të cilat shpenzonin energji elektrike. Si rrjedhojë e këtij vendimi vlerësohet se janë kursyer miliona nga konsumi i energjisë elektrike”, tha ajo.

Sfidë tjetër ka qenë si ministri e ekonomisë se korniza ligjore në rast të përballjes me kriza të tilla nuk ka qenë adekuate.

“Një arsye për këtë ka qenë fakti që ka pasur mungesë të energjisë në treg. Çmimet kanë arritur në nivele të papara. Legjislacioni jo gjithmonë ka dhënë udhëzime të sakta për të dalë nga kriza. Përderisa jemi përballur me krizën energjetike ka vazhdi puna edhe në aktivitete të tjera të ministrisë sonë.

Sa i përket sektorit të minierave ajo ka thënë se “Trepça” është ndihmuar për të tejkaluar problemet financiare më shumë se sa vitet e kaluara. Rizvanolli ka thënë se ngritja e çmimeve të metaleve ka qenë ndihmesë për Trepçën, teksa ka lavdëruar punën e menaxhmentit të Trepçës, pasi sipas saj, menaxhmenti i Trepçës ka shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë racionale.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka thënë se është e pakuptueshme të flitet për efiçiencën e energjisë, ku sipas tij nuk ka asnjë cent nga Qeveria e Kosovës për projekt të tillë.

“Është e pakuptueshme mos të kemi asnjë cent për efiçiencën e Qeverisë, ndërkohë që flasin tërë kohën për të”, tha Shala.

Tutje, Rizvanolli tha se ngritja e çmimeve të metaleve në bursë ndërkomëbtare ka qnë ndihmesë për Trepçën, ku sipas saj Qeveria e Kosovës do të jetë më kërkuese ndaj ndërrmarjeve, përfshirë Trepçën.

“Sa i përket Trepçës është fakt që ngritja e çmimit të të gjitha metaleve në bursat ndërkombëtare ka qenë ndihmesë për Trepçën. Situata në Trepçë është e rënduar me vite. Sivjet jemi më kërkues ndaj ndërrmarjeve”, tha Rizvanolli.

Jo rrallë herë ministrja e Ekonomisë ka apeluar që të kursehet energjia elektrike në mënyrë racionale, ku ajo edhe sot në mbledhje ka lavdëruar punën e menaxhmentit të Trepçës, pasiqë sipas saj të njëjtit kanë shfrytëzuar energjinë në mënyrë racionale.

“Kriza energjetike e ka rënduar situatën, por menaxhmenti i Trepçës ka qenë proaktiv, ku ata kanë shfrytëzuar atë në mënyrë racionale, duke mos ndezur makineritë shpesh”, ka thënë Rizvanolli.

Ferat Shala e pyeti tek pika e 5 dhe 6 tek efiçenca e energjisë, ku tha se Kosova paguan interes bankarë, kërkoi të dijë nëse do të ketë vonesë në projekte.

“Kemi një stagnim të projekteve dhe nuk kemi përfshirje të legjislacionit. Në planin buxhetor të këtij viti nuk kemi asnjë të paraparë për projektet efiqente te energjisë, por kemi ne të njejtën kohë krize të Energjisë.

Ai tha se janë në total afër 13 milionë euro borxhe të trepqes.

“Rreth 16 milion euro të hyra vetanake të metalit dhe zinkut. Trepça ka performuar me mbi 13 milionë euro humbje nga viti që e lamë pas. Si e shihni që “Trepça” mund të del nga kjo krizë”.

“Ndërmarrja KOST ka humbje të jashtëzakonshme dhe nuk ka përgjigje nga Qeveria. Në këtë relacion KOST rrezikono të largohet nga organizatat ndërkombëtare”.

Ndërsa në pyetje ndaj Ferat Shalës, ministrja Rizvanolli kërkoi që për çështjen e veriut të diskutojnë pa prezencën e kamerave.

“Sa i përket KOST jemi në kontakt të vazhdueshëm. Jemi duke shikuar mundësitë e subvencionimit apo kredisë. Një pjesë e problemeve të KOST rrjedhin edhe nga operatorët e tjerë që i kanë borxhe”.

Për projekteve të efiçencës së energjisë tha se Qeveria ka pasur historikisht probleme.

“Edhe në këto projekte ka pasur ngecje. Kjo ndoshta edhe nga ndryshimet e shpeshta të Qeverisë. Një sfidë që është paraqit në sektorin e efiçencës ka qenë edhe rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore. Sa i përket buxhetit ne kemi një buxhet por shumica janë të financuara edhe nga donatorët. Në fushën e ediçencës natyrisht që kemi nevojë për investime. Në këtë aspekt dua të veçojë se fondi i efiçencës ka pasur shumë vonesa edhe në realizim të projekteve. Në vitet e ardhshme pritet që masat e efiçences përmes fondit efiçent dhe investimeve të zgjerohen edhe në sektorin privat dhe rezidencial”, tha ajo.

Të ngjashme