Rizvanolli në Berlin për tranzicionin energjetik, kryediplomatja gjermane përmend investimin më të madh në historinë e Kosovës

Prishtinë | 29 Mar 2022 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Energjisë, Artane Rizvanolli po merr pjesë në Dialogun e 8-të të Tranzicionit të Energjisë në Berlin. Kryetemë është tranzicioni global i energjisë.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock – siç njofton Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë – tha në hapje se “qëllimi ynë ishte dhe është të jemi kontinenti i parë që do të bëhet neutral ndaj klimës”, pasi tha se kjo do të siguronte “sovranitet energjetik për Bashkimin Europian”.

“Dhe kjo është e mundur vetëm së bashku me të 27 vendet në Bashkimin Europian, por edhe vetëm me të gjitha vendet e tjera fqinje europiane. Kjo është arsyeja pse unë para disa ditësh isha në Kosovë dhe inaugurova parkun më të madh të erës në Kosovë në lartësinë 1800 metra në -12 gradë në mes të borës së bashku me ministren kosovare të Energjisë Artane Rizvanolli”, tha ajo.

Më pas, kryediplomatja gjermane iu drejtua ministres kosovare:

“E dashur Artane, jam e kënaqur që jeni sot këtu në Berlin. Ky investim është investimi i huaj më i madh në historinë e vendit tuaj – dhe është i pastër dhe i gjelbër. Parku me erë furnizon me energji elektrike 100,000 familje dhe mbulon deri në 10% të konsumit të energjisë elektrike në Kosovë”, tha ajo.

Të ngjashme