Rizvanolli priti në takim ambasadorin Philip S. Kosnett, flasin për sektorin e energjisë

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë (ME), Artane Rizvanolli, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.Ministrja Rizvanolli njoftoi Ambasadorin Kosnett me zhvillimet në Ministrinë e Ekonomisë dhe prioritetet kryesore, përfshirë adresimin e sfidave në sektorin e energjisë dhe përmirësimin e performancës dhe llogaridhënies të ndërmarrjeve publike.

Ndër të tjera në takim u diskutua për diversifikimin e burimeve energjetike, bashkëpunimin rajonal në sektorin e energjisë, dhe rishikimin e strategjisë së energjisë, ku SHBA-të kanë qenë dhe mbeten partner kyç i Kosovës.

Ndërsa nga ana e tij Ambasadori Kosnett u shpreh se mirëpret bashkëpunimin ndërinstitucional të Qeverisë së Kosovës drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe u zotua në mbështetjen e plotë të SHBA-ve në këtë drejtim.


Të ngjashme