Rizvanolli-qytetarëve: Kursejeni rrymën, rrezikohet furnizimi i rregullt e rritja e tarifave

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 10:06 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike gjatë stinës së dimrit, duke shfrytëzuar alternativa tjera për ngrohje, raporton Ekonomia Online.

Rizvanolli në e diskutimit me temë “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë”, organizuar nga Balkan Green Foundation (BGF), në kuadër të projektit “Bashkëpunimi shumëpalësh për aksionin e transformimit të mjedisit”, shtoi se çmimet e importit të rrymës janë pesëfishuar.

Prandaj sipas saj, nëse nuk kursehet energjia, duke që të rritet eksporti për çka mund të rrezikohet edhe furnizimi i rregullt me rrymë, por edhe të rriten tarifat nga prilli i vitit të ardhshëm.

“Çmimet e importit janë rritur pesëfish. Është gjendje e jashtëzakonshme. Në mënyrë që kjo krizë sa më pak ta prekë Kosovën, qytetarët duhet që të kursejnë rrymën, që të shfrytëzojnë burime të tjera të ngrohjes”.

“Moskursimi i energjisë do të thotë edhe rritje e importit dhe mund të ketë pengesa në fuqizim të rregullt, e mund të ketë edhe rritje të tarifave nga prilli i vitit të ardhshëm”.

Visar Ademi, drejtor ekzekutiv  në Balkan Greesn Foundation, tha se duhet të ndërmerren të gjitha hapat në dekarbotizimin e sektorit të ngrohjes më Kosovë.

“Kjo duhet të bëhet për hir të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.”

Arven Syla, hulumtues tha pengesat e dekarbonizimit janë faktori ekonomik, pra kosto e lartë e produkteve ekologjike, rregullativat ekzistuese si dhe hezitimi i qytetarëve.

“…çmimet e larta dhe hezitimi i qytetarëve që të ndryshojnë energjitë të cilën e përdorin pengojnë këtë proces. Gjithashtu mungojnë strategjitë të cilat ju ofrojnë qytetarëve ngrohje të qëndrueshme.

“Alternativat për ngrohje janë, biomasa, energjia elektrike, ngrohtoret qendrore, burimet e ripërtrishme etj”.

Gjatë diskutimit u tha se furnizimi me ngrohje për qytetarët e Kosovës mbetet sfidë e madhe, mbi 50% e qytetarëve nuk mund të sigurojnë ngrohje të mjaftueshme për shtëpitë e tyre.

Sistemet e ngrohjes janë kryesisht vetanake dhe Kosova ka zhvillim tepër të vogël të ngrohtoreve qendrore, raporton EO.

Për më tepër, burimet kryesore të energjisë të cilat qytetarët e Kosovës përdorin për ngrohje janë kryesisht energjia elektrike dhe prerja e drunjve.

Në tryezë u prezantua punimi diskutuar për këtë sektor i cili përmban edhe praktikat më të mira të përdorura nga vendet e Evropës dhe të rajonit – të cilat duhet konsideruar të adaptohen edhe në Kosovë në mënyrë që të përmirësohet gjendja e sektorit të ngrohjes në vend.

Diskutimi i hapur me të pranishmit theksoi se rruga drejt dekarbonizimit të sektorit të ngrohjes do të jetë sfiduese, veçanërisht, nëse nuk ndërmerren masa tani, situata mjedisore dhe shëndetësore vetëm do të përkeqësohet.

Diskutimi u përcoll edhe me prezantime të shumta të pikëpamjeve nga pjesëmarrësit të cilët potencuan rëndësinë e dekarbonizimit, jo vetëm në relacion me alternativat ekzistuese për ngrohje dhe opsionet që qytetarët kanë por edhe në relacion me shëndetin e qytetarëve.

Të ngjashme