Rizvanolli thotë se Telekomi do të monitorohet për mjetet e ndara, Hana tregon për çka do të përdoren

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 13:21 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se Telekomi i Kosovës do të monitorohet se si do t’i shpenzojë 10 milionë eurot e ndara nga Qeveria në kandër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Ajo më tej ka shtuar se do të duhet që të përmirësohet performanca e ndërmarrjeve publike dhe se për mjete e ndara ato duhet që të ketë plan të qartë dhe të dëshmojë se janë të interesuara për zhvillim.

“Të përmirësohet performnaca, ne do të vazhdojmë që t’i përkrahim në mënyrë që të jenë ofruese të shërbimeve më të mira ndaj qytetarëve”.

“Ndihma do të jetë e lidhur me performacnën e ndërmarrjeve, në mënyrë që të ketë plan të qartë që do ta dëshmojnë për të përmirësuar performancën, pas dhënies së ndihmës nga Qeveria. Një ndër objektivat kryesore të ministrisë së Ekonomisë është përmasimi i performancës së ndërmarrjeve publike. Gjatë këtij viti të gjitha ndërmarrjet publike kanë pasur përmirësim të performancës së tyre”.

Sipas saj, në këtë ndërmarrje veç se kanë filluar reformat që nga kufizimi i shpenzimeve, duke shtuar se synim kanë që kjo ndërmarrje të kthehet në profitabile.

“Bordi dhe menaxhmenti i Telkomit të Kosovës në veçanti kanë qenë aktiv dhe të suksesshëm në rritjen e performancës në uljen e shpenzimeve operative, parandalimit dhe shfuqizimit të gradimeve të ndryshme. Kanë filluar një proces të ristrukturimit për të cilën e kanë përkrahjen tonë, presim që do të sjellë meritokraci dhe veç ka filluar të sjellë rezultatet e para si në kuptim të racionalizimit të shpenzimeve të pagave”.

“Synimi ynë së bashku me Telekomin është që të shohim nga e ardhmja përderisa raportojmë në polici e prokurori shkelje të cilat janë bërë në të kaluarën, e kanë sjell fatkeqësisht Telekomin në një situatë ku shpesh nuk është ditur nëse do të jetë në gjendje të paguaj pagat. Në 8 muajt e fundit situata është përimtuar dukshëm, tani është koha të shohim përpara për investimet që janë esenciale për Telekomin për përmasimin e shërbimeve ndaj qytetarëve e që janë investimet në rrjetën e investimet në implementimin e Bordit shtetërorë të Kosovës dhe investimet në dhomën e përgjimeve të cilat janë çështje e sigurisë kombëtare”.

Të arritur të kësja ndërmarrje ajo po e konsideron edhe implementimin e marrëveshjes së romingut me shtetet tjera të Ballkanit, raporton EO.

“…një e arritur tjetër e Telekomit gjatë vitit të kaluar ka qenë implementimi i marrëveshjes së romingut me shtetet e rajonit, me shtetet e Ballkanit perëndimorë e cila e di që ka qenë sfiduese për ju mirëpo ju e keni realizuar me suksese. Pritet në vitet në vijim që të avancohet në kuptim të pakove nga ana tjetër kemi edhe mirëkuptimin edhe rregullorja kepi edhe ne si Qeveri kemi mirëkuptimin për anën financiare dhe pasojat financiare për ju”.

Kurse ushtruesja e detyrës së kryeshefes së kësaj ndërmarrjeje, Burbuqe Hana, tha se këto para janë destinuar për shlyerjen e borxheve.

Ajo tha se Telekomi ia ka mbi 9.8 milionë euro borxh ARKEP-it dhe se shuma e ndarë nga Qeveria do të përdoret për këtë çështje.

“E gjithë vlera është e dedikuar për pagesat e ARKEP-it. Borxhet janë mbledhur, për shkak se nuk janë kryer pagesat për frekuenca”.

“Ne i jemi falënderuar ARKEP-it që nuk na i ka ndalë frekuenca dhe na është gjetur në kohë të vështirë”, tha ajo në konferencën e përbashkët me kryeministrin, ministren e Ekonomisë dhe ministrin e Financave.

Kurse ministri i Financave Hekuran Muati tha se janë të interesuar që këtë ndërmarrje ta kthejnë si kontribuuese të buxhetit siç edhe ka qenë.

“Tani e tutje Telekomi ka një tjetër drejtim. Si kontribuues të buxhetit jemi të interesuar që kompaninë ta rikthejmë. Në vitin që lamë pas kemi mbështet me 10 milionë euro, por edhe këtë vit do ta mbështesim”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme