Rreth 50 mijë persona humbën vendin e punës, falimentuan 10 mijë biznese – shkak pandemia

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 10:45 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti “Paragon” ka mbajtur tryezën “Ndikimi i pandemisë Covid-19 në tregun e punës, sfidat si dhe pritshmëritë”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë tryezë u tha se për shkak të pandemisë rreth 50 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës, kanë falimentuar 10 mijë biznese dhe se 150 mijë punëtorë po kanë vështirësi ende në marrjen e pagave.

Finsik Dukolli nga instituti “Paragon”, tha se pandemia ka prekur të gjithë sektorët dhe grup-moshat në vend, duke shtuar se ka pasur ndikim të  madh në rënien ekonomike.

“Pandemia edhe në vendin tonë nga ndikuar në rënien e ekonomisë. Nga kjo pandemi ka pësuar rënie cilësia në sektorin e arsimit. Pandemia ka prekur të gjithë grup moshat për tu manifestuar me mbyllje të bizneseve”.

“Një punë e mirë që është bërë është miratimi i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike. Dhënia e pakove ka detyruar bizneset të rrisin numrin e funksionalizimit të punëtorëve”.

Florian Aliu, menaxher i hulumtimeve në këtë institut, tha se 10 mijë biznese kanë falimentuar dhe rreth 150 mijë punëtorë ende po kanë vështirësi në marrjen e pagave.

“… afër 50 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës dhe 10 minë biznese kanë falimentuar dhe mbi 150 mijë punëtorë hasin vështirësi në paga”.

Përderisa Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, tha se ky sektor ka pasur humbje prej 20 milionë eurosh, raporton EO.

“Prej fillimit sektori i gastronomisë ka bërë një lloj kompromisi për mbyllje dhe prej asaj periudhe ne kemi rënie 64% rënie si sektorë apo rreth 20 milionë euro dëme”.

“89% e bizneseve deri në tetor kanë punuar me humbje, mirëpo tani rrethanat kanë ndryshuar dhe nuk është si në 2020. Roli i shtetit gjatë kohës së pandemisë ka qenë shumë i mangët”.

Të ngjashme