Rrëzohet plani i BE-së për taksën mbi të ardhurat dixhitale

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Ministrat e Financave të vendeve të Bashkimit Evropian dështuan të pajtohen për një taksë mbi të ardhurat dixhitale, pavarësisht një plani të minutës së fundit nga Gjermania dhe Franca për të shpëtuar propozimin.

Krahu ekzekutiv i BE-së propozoi taksë 3 për qind mbi firmat dixhitale si Facebook dhe Google duke thënë se këto kompanit tentojnë të kanalizojnë fitimin drejt vendeve me taksat më të ulëta.

Rënia e marrëveshjes është një goditje e rëndë për presidentin francez, Emanuel Macron dhe qeverinë e tij, e cila ka investuar kapital të konsiderueshëm politik për këtë taksë.

Kompanitë të cilat fitojnë nga reklamimi i Google dhe Facebook do të goditeshin më rëndë nga propozimi franko-gjerman.

Taksa kërkon mbështetjen e 28 vendeve anëtare, përfshi edhe ato të ofrojnë taksa të ulëta si Irlanda dhe sipass propozimeve të para, taksa duhej të hynte në fuqi në Janar të 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme