Rritet prodhimi i kompanive vendëse pas taksës, Limaj e Shala të gatshëm për përkrahje

Prishtinë | 08 Dhj 2018 | 14:20 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj dhe ministri i Tregtisë e Industrisë (MTI), Endrit Shala, kanë vizituar Fabrikën e letrës higjienike dhe detergjentit, “Flutura”, raporton Ekonomia Online.

Limaj tha kompanitë si “Flutra” ndihmojë zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas tij, fokusi i Qeverisë është hapja e vendeve të reja të punës dhe kjo arrihet me bashkëpunim me prodhuesin vendës.

“Vizituam një fabrikë që deri më tani ka pasur 50% të tregut të Kosovës me furnizim me letra dhe nga ajo që dëgjova nga udhëheqësi këtu është se kapacitetet janë shtuar, kërkesat janë shtuar, tregu po zgjerohet dhe me ketë po rriten edhe vendet e punës dhe për ne është me rëndësi me i pa prodhuesit tanë të suksesshëm dhe me këtë entuziazëm e me dëshirë, me e zgjeruar prodhimin me i rrit kapacitetet prodhuese e bashkë me këtë vendet e punës”, tha Limaj.

“Kosova dhe për ne si Qeveri është jetike për vendin dhe po luftojmë për hapjen e çdo vendi të punës, nuk ka gjë më të rëndësishme se sa vendi i ri i punës, vendi i ri i punës është një familje dhe shtimi i buxhetit të Kosovës që ndikon në rritjen e zhvillimit ekonomik”.

“Në do jemi afër si asnjëherë më parë afër prodhueseve dhe njerëzve që duan të punojnë dhe që duan të forcojnë biznesin e punës neve na keni këtu. Një apel për vajzat dhe djemtë tanë ktheni sytë ka vendi i juaj, nga puna, mundësi dhe vende pune ka filloni dhe merrni zanate të juaja”, tha ai.

Ministri i Tregtisë e Industrisë (MTI), Endrit Shala tha se do të vazhdojë të jetë në përkrahje të prodhimit vendës.

“Jemi në një vizitë te një kompani e prodhuesit vendor dhe impakti i vendimeve tona në raport me Serbinë dhe Bosnjën Hercegovinën ka ndikuar në rritjen e prodhimit tek kompania në fjalë, por edhe prodhuesit vendës”.

“Fokusi im kryesor do jetë në përkrahje të zhvillimit të mëtutjeshëm të prodhimit vendor siç kemi vepruar me kompaninë në fjalë i kemi ndihmuar me grante për rritjen e fuqisë së prodhimi do vazhdojmë të ndihmojmë edhe kompani tjera dhe me këtë zhvillohet edhe vendi ynë”.

Gojat Kelmendi pronar i kompanisë “Flutra”, tha se prodhimi është rritur edhe më shumë që nga vendimi i taksës prej 100% ndaj Serbisë.

“Ne prodhojmë letër higjienike, jemi që nga viti 2008 dhe kemi afro 50 punëtorë, produktet tona shiten në gjitha supermarketet e Kosovës, eksportojmë edhe në 5 vende të Evropës gjitha produktet tona prodhohen me makinerinë më të zhvilluar”, tha ai.

Ai falënderoi ministrin për masën 100% që kjo u ka ndihmuar më shumë kompanive vendore që tq jenë më të pranishëm në supermarkete. Kelmendi tha se lëndën e parë nuk e marrin nga shtetet qe u janë vë masa 100%.

Astrit Panxha nga Klubi i Prodhueseve të Kosovës bëri apel për Qeverinë që ligjet për mbrojtjen e konsumatorit dhe për tregtinë e brendshme të miratohen sa më shpejtë.

“Është koha kur duhet korrigjohet ekonomia e brendshme dhe prodhuesit vendor, sot prodhuesit vendor po u kthehen fuqisë së vet po hapin vende të punës dhe falë masës po krijohen tani vende të punës”, tha Panxha.

Të ngjashme