Rriten investimet e huaja në Kosovë

Prishtinë | 10 Dhj 2017 | 08:54 | Nga

Deri në shtator të këtij viti, investimet e huaja direkte të pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 201.5 milionë, që paraqet një rritje prej 10.5 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në kuadër të strukturës së investimeve të huaja direkte, me rritje u karakterizua kapitali dhe fondi i investimeve në aksione, ndërsa investimet në instrumente të borxhit shënuan rënie.

“Kapitali dhe fondi i investimeve në aksione, që përbën rreth 91.2 për qind të gjithsej IHD-ve, arriti vlerën prej 183.8 milionë euro dhe shënoi rritje prej 20.0 për qind. IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit arritën vlerën prej 17.6 milionë euro, një rënie prej 39.5 për qind. Rritje më e lartë e IHD-ve u shënua në sektorin e shërbimeve financiare dhe në shërbime të tjera (30.2 përkatësisht 13.7 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar), përderisa në sektorët e patundshmërisë dhe të ndërtimit u shënua rënia më e lartë e IHD-ve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.”, thuhet në raportin e vlerësimit të ekonomisë për periudhën e tre mujorit të tretë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme