Rriten të ardhurat nga eksporti i naftës së OPEC-ut

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Të ardhurat neto nga eksporti i naftës të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) u rritën vit pas viti me 32 për qind në vitin 2018.

Sipas të dhënave të Administratës Amerikane të Informacionit të Energjisë, të ardhurat nga eksporti i naftës të 14 vendeve anëtare të organizatës arritën në 711 miliardë dollarë në vitin 2018 nga 538 miliardë dollarë në vitin 2017, duke shënuar një rritje prej 32 për qind.

Anëtarët e kartelit iu përmbajtën shkurtimit të prodhimit në vitin 2018 për të balancuar ofertën dhe kërkesën në tregun botëror të naftës, e cila çoi në rritjen e çmimit të naftës së papërpunuar. Megjithëse, prodhimi i OPEC-it u zvogëlua vit pas viti, strategjia e tyre doli e suksesshme dhe çmimet e naftës u rritën në vitin 2018, në krahasim me vitin 2017 duke rezultuar në rritje të të ardhurave nga eksporti i naftës.

Ndërsa, marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent mesatarisht e cila ishte 54 dollarë për fuçi në vitin 2017 u rrit me 31 për qind me një mesatare prej 71 dollarë për fuçi në vitin 2018. Marka amerikane West Texas Intermediate u rrit me 27 për qind me një mesatare prej 65 dollarë për fuçi në vitin 2018, kjo qëndronte me një mesatare prej 51 dollarë për fuçi në vitin 2017, sipas të dhënave të EIA-së.

Bazuar në burimet dytësore të të dhënave nga Raporti Mujor i Tregut të Naftës së OPEC-ut për muajin gusht 2019, prodhimi i përgjithshëm i OPEC-ut mesatarisht ishte 32.01 milionë fuçi në ditë në vitin 2017, por kjo sasi shënoi rënie të ulët me 15 mijë fuçi në ditë me një mesatare prej 31.86 milionë fuçi ditë në vitin 2018. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme