Rritet konsumimi i energjisë elektrike

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 12:34 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM3 2017. Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2017 (TM3 2017) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 1.80 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1 316.8 GWh dhe në hidrocentrale është 23.0 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2017, Kosova ka importuar 66.7 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë, pra TM3 2017, Kosova ka eksportuar 194.4GWh energji elektrike.

Në tremujorin e tretë të vitit 2017, sasia e energjisë elektrike e konsumuar në Kosovë është 958.8 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2016), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ngritur për 14.3%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme