Rritet papunësia në vendet e BE-së, gratë u prekën më shumë nga humbja e vendeve të punës

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Papunësia në Bashkimin Evropian në 8 muaj arriti nivelin e saj më të lartë, por është më e ulët nga ajo që pritej.

Skemat e ndërmarra për rimëkëmbje, të instaluara në shumë shtete, arritën të mbrojnë tregun e punës në vendet e BE-së, të prekur rëndë nga kriza e shkaktuar nga COVID-19.

Në muajin maj, niveli i papunësisë në BE ishte 6.7 për qind nga 6.6 për qind që u regjistrua gjatë muajit prill.

Sipas të dhënave, gratë janë ato të cilat u prekën më shumë nga humbja e vendeve të punës gjatë muajit maji. Niveli i papunësisë u rrit te gratë, por mbeti i qëndrueshëm për burrat, raporton Euronews.

“Gratë punojnë kryesisht në sektorët që janë goditur më shumë nga pandemia. Ato punojnë kryesisht në punë të brendshme, janë në frontin e parë në sektorët e shëndetësisë dhe kujdesit social. Dhe kjo pjesë e cila mbulohet më së shumti nga gratë është intensifikuar nga pandemia. Kështu ne rrezikojmë të humbasim arritjet modeste që kemi bërë vitet e fundit sa i përket barazisë gjinore”, thotë shefi i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Guy Ryder.

Banka Qendrore Evropiane bën me dije se niveli i papunësisë në Eurozonë mund të rritet me mbi 10 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti. Që nga nisja e muajit maj, kur filluan të lehtësohen masat kufizuese me dhjetëra kompani evropiane shkurtuan vendet e punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme