Rritja e buxhetit për skema sociale në dëm të investimeve kapitale

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Ndarja e rreth 400 milionë eurove për skemat sociale me Projektligjin për buxhetin e vitit 2019, nga njohësit e çështjeve ekonomike po konsiderohet si barrë e papërballueshme për shtetin, si dhe hap prapa në zhvillimin ekonomik të vendit, shkruan Koha Ditore.

Vetëm 100 milionë euro nëse do të ndaheshin për punësim, sipas tyre, do të krijoheshin mbi 20 mijë vende të reja të punës.

Por përfitimet nga skemat sociale, të cilat mund të krahasohen me pagën minimale dhe mesatare në vend, sipas tyre, mund ta lënë jashtë tregut të punës një numër të madh të kosovarëve që janë të aftë për punë, dhe po ashtu dekurajon përfituesit për të gjetur një vend pune. Një gjë e tillë, siç thonë ata, i bënë dëm zhvillimit ekonomik, e në veçanti sektorit privat.

Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se rritja e skemave sociale pa adresim të çështjeve që janë në interes për zhvillim do të krijojë barrë të madhe sociale për të gjithë kontributdhënësit. Kjo njëkohësisht, sipas tij, do të ngadalësonte edhe zhvillimin ekonomik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme