Rritja e taksës 100%, ndalet totalisht fluksi i importi nga Serbia

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Adriatik Stavileci: Kontrabandimi i mallrave nuk mundet ta zëvendësojë importimin legal

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, në një bisedë gjatë edicionit të lajmeve “21 live News”, në RTV 21 tha se prej dje kur është vendosur taksë 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina ka pasur rënie totale të hyrjes së mallrave në Kosovë nga këto dy shtete.

“Masa e parë mbrojtëse ka hyrë dy javë më herët …në javën e parë nuk kemi pasur ndryshim të fluksit, derisa java e dytë e masës që ka qenë më herët 10% ka ndiku që menjëherë importi të ulet në 50%. Ne kemi parë që java e këtij viti, javë specifike në krahasim me javën specifike të javës së kaluar kanë pasur dallim me 50%, por gjithashtu edhe me javët paraprake të këtij viti. Kështu që kemi parë një rënie të importit të theksuar me masën e parë mbrojtëse. Kurse tani me këtë masë çka jemi duke parë është që fluksi është ndalë totalisht”, tha Stavielci, përcjell rtv21.tv

Ai tutje pohoi se doganat janë të gatshme për evitimin e ekonomisë informale.

“Sot në orët e para të mëngjesit është kapur vetëm një kamion i cili është futur ilegalisht, edhe ai ka pasur një produkt vezë, 80 mijë copë vezë kanë qenë në kamion dhe bashkë me inspektorët e agjencionit të ushqimit, ai kamion ka shkuar për shkatërrim.”, theksoi Adriatik Stavileci duke shtuar se ai është kapur duke hyrë ilegalisht prej pjesës veriore.

Në fund Stavileci u shpreh se kontrabandimi i mallrave nuk mundet ta zëvendësojë importimin legal. Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim që të ngrit në 100% taksën ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja. Po ashtu është kërkuar edhe largimi i të gjitha produkteve në të cilat shkruan ‘Kosova e Metohija’

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme