Rritje rroge 100 euro: Punëtorët e këtyre kompanive në grevë nga 11 maji

Prishtinë | 10 Maj 2022 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Grevist i punëtorëve të KEDS dhe KESCO kanë njoftuar se nga data 11 maj do të fillojnë grevën me kërkesën e vetme që e kanë, për rritjen e pagave për 100 euro.

Greva siç ka njoftuar Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova, kjo grevë do të zgjasë për tri ditë rresht. Më 11 maj do të jetë grevë një orëshe, më 12 maj do të jetë dyorëshe dhe ditën e tretë do të jetë grevë treorëshe.

Njoftimi i plotë:

Nesër, 11 maj 2022, punëtorët e KEDS/Kesco fillojnë grevën me kërkesën e vetme: NGRITJEN E PAGAVE NË VLERË 100 EURO.

Greva do të zhvillohet për tre(3) ditë me rradhë:

11 maj, 08:30-09:30

12 maj, 08:30-10:30

13 maj, 08:30-11:30.

Ftojmë të gjitha mjete e informimit që ta ndjekin nga afër grevën dhe për çështje komunikimi të kenë linjë të drejtëpërdrejtë kontakti kryetarin e FSPE-së, Ahmet Hyseni 049 793 936.

Të ngjashme