Rukiqi apelon te bizneset që t’i respektojnë masat ndaj COVID-19

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë apel tek bizneset që t’i respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se përpjekja e tyre që të hapen këto biznese ka qenë e madhe.

Rukiqi ka thënë se nëse këto masa nuk respektohen, atëherë gjithçka do të kthehet në pikën zero.

Statusi i plotë i tij:

Lutje per bizneset e hapura: Respektoni masat mbrojtese dhe parandaluese per COV-19

Kemi bere shume perpjekje dhe mund per te lejuar hapjen graduale te ekonomise, edhe shume me shpejt se vendet tjera, por gjitheçka mund te kthehet ne piken 0, nese masat per te cilat jemi zotuar qe do t’i respektojme, nuk respektohen, sidomos ne bizneset ku ka grumbullime dhe turma. Bota ka filluar t’i kthehet normalitetit, por ky normalitet tani i ka rregullat e veta. Rregull mbi rregullat eshte kujdesi per veten dhe te tjeret, duke mbajtur distancen, duke mbajtur maskat (sidomos stafi) dhe duke bere dezinfektime te rregullta.

Mosperhapja e virusit dhe shkuarja drejt perfundimit zyrtar te pandemise na lejon te fokusohemi ne pjesen e masave per rimekembjen e ekonomise. Sa me shpejt qe kemi perfundim zyrtar te pandemise, aq me e shpejte do te jete rimekembja ekonomike.

Lutje per bizneset e hapura: Respektoni masat mbrojtese dhe parandaluese per COV-19Kemi bere shume perpjekje dhe mund…

Gepostet von Berat Rukiqi am Montag, 8. Juni 2020

Të ngjashme