Rukiqi: Asnjë agjendë politike s’duhet ta pengojë Kosovën në aspektin ekonomik

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 12:07 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka mbajtur konferencë për media për problemet, me të cilat po ballafaqohen prodhuesit e ujit dhe sektori i pijeve joalkoolike dhe alkoolike dhe ka  shpalosur idenë për krijimin e një zyre që lehtëson komunikimin ndërmjet KEDS-it dhe bizneseve.

Rukiqi tha se asnjë agjendë politike nuk duhet ta pengojë aspektin ekonomik të vendit, raporton Ekonomia Online.

“Edhe pse këto ditë kemi një debat politik sa i përket cështjeve që lidhen me dialogun me Serbinë, mirëpo asnjë agjendë politike nuk duhet ta pengojë vendin për nga aspekti ekonomik”, tha Rukiqi.

Ai tha se vëmendja e Odës Ekonomike do të jetë tek prodhimi dhe eksporti dhe shkalla e lartë e papunësisë.

“ Ky mandat do të ketë vëmendjen tek prodhimi, sepse vetëm përmes prodhimit mund të krijojmë vende të punës. Eksporti dhe shkalla e lartë e papunësisë mbesin dy problemet kryesore, prandaj fokusi i Odës Ekonomike të Kosovës do të jetë në amnistimin e këtyre problemeve”, tha Rukiqi.

Ai tha se sektori, i cili krijon një zinxhir ekonomik, është sektori i pijeve alkoolike.

“Sa i përket sektorit të prodhimit, jemi fokusuar tek një sektor i cili lyp rregullim, që krijon punësim dhe ka efekte zinxhirore me ekonominë dhe që ka eksport është sektori i pijeve alkoolike dhe jo alkoolike”, tha Rukiqi.

Rukiqi tha se çështja e taksës ujore dhe çështja e akcizës janë më kryesorët që e përcjellin sektorin e pijeve alkoolike dhe jo alkoolike.

“Dy çështje kryesore që na përcjellin në këtë sektorë janë çështja e taksës ujore dhe çështja e akcizës. I vetmi vend në rajon, i cili ka ende vend në akcizën e prodhimit të pijeve alkoolike është Kosova”

“E dyta, çështja që lidhet me këtë, është taksa ujore  dhe kur është falur borxhi i asaj që lidhet me taksën ujore është folur për shifra të larta rreth 50 milionë, që realisht nuk ka ekzistuar fare si problem, për shkak se ky borxh nuk ka qenë i ndjekur nga Ministria e Mjedisit dhe ajo qe ka dalë ne opinion është bazuar ne një analizë dhe ajo analizë ka tregu që borxhi i këtyre kompanive mund të jetë 50 milion po mund të jetë edhe 200 mijë euro varësisht nga kapaciteti prodhues dhe shitja e produkteve” shtoi Rukiqi.

Ai tha se në takimet që ka mbajtur me sektorët prodhues, problem kryesor ka qenë çështja e energjisë elektrike dhe po synohet krijimi i një zyre që lehtëson komunikimin ndërmjet KEDS-it dhe bizneseve.

“Nga 10 takime që i kemi pasë, ka dalë një problem kryesor, çështja e energjisë elektrike dhe jemi duke e hartuar një marrëveshje me KEDS-in që në  Oden Ekonomike të Kosovës të jetë një qendër permanente e dhënies së këshillave për biznese, sa i përket çështjeve që lidhen me furnizimin me energji. Ne po pretendojmë që deri në fund të vitit të gjejmë zgjidhje për  disa çështjeve që lidhen me energji elektrike”, theksoi Rukiqi.

Rukiqi foli edhe për TVSH-në dhe tha se duhet të zgjidhen tri elemente sa i përket kësaj çështjeje.

“Te TVSH është shkalla më e lartë e informalitetit . Informaliteti në analizën e fundit të Odës Ekonomike të Kosovës është konkurrenca jo lojale, që po  importohen produkte pa kontroll të cilësisë dhe nuk i plotësojnë kushtet për me qenë në treg”, deklaroi Rukiqi, raporton Ekonomia Online.

 

Të ngjashme