Rukiqi: Çmimi i naftës ka rënë për 13% në tregjet ndërkombëtare

Prishtinë | 09 Mar 2022 | 22:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se stabilizimi i tregut të naftës në Kosovë do të zgjasë, mirëpo ka shtuar se ka lajme të mira në këtë drejtim.

Rukiqi ka thënë në T7 se ka pasur rënie prej 13% të çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.

“Lajmi i mirë është se në krejt këtë tregimin e këtyre ditëve të fundit, është mbyllur çmimi i fundit 110 dollarë për barelë. 13% ka rënie me mbylljen e natës paraprake”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se kjo do të ndikojë në rënien e çmimit në Kosovë dhe se ai sektor është në monitorim dhe nuk mund të ketë manipulim me çmime.

“Kësaj here të gjithë e kanë në monitorim këtë çështje dhe është presioni tek vetë sektori dhe duhet të reflektohet shpejt”.

Por, Rukiqi nuk pret rregullim të shpejtë të çmimeve.

Të ngjashme