Rukiqi dhe homologu i tij nga Frankfurti dakordohen për thellim të bashkëpunimit mes dy Odave

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, po qëndron për vizitë në Frankfurt për avancim të bashkëpunimit me bizneset nga Gjermania, një ndër partneret kryesor në shtetndërtim dhe zhvillim ekonomik te vendit.

Ne takimet me bizneset nga diaspora u ritheksua rëndesia e krijimit të mekanizmave që nxisin investimet nga diaspora në Kosovë dhe transferin e dijes në shumë sektorë vital për zhvillimin ekonomik të vendit. Bizneset e diasporës jane ura kryesore edhe për depertimin e shumë kompanive kosovare në tregjet evropiane.

Rukiqi u takua edhe me udhëheqësin e Odës Ekonomike të Frankfurtit, Jürgen Ratzinger, me të cilin u dakorduan për thellim të bashkëpunimit mes dy Odave, në funksion të rritjes së këmbimeve tregtare, investimeve dhe shkembimit të pervojave në arsimin dhe aftësimin profesional.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme